fbpx

Zgjedhjet në Shqipëri, mësim për zgjedhjet e ardhme maqedonase

Robert Nesimi, “Pesë mësime nga zgjedhjet në Shqipëri,” Utrinski Vesnik
Nëse jo për Shqiptarët në Maqedoni, zgjedhjet në Shqipëri të paktën duheshe të monitorohen nga afër si një ngjarje e rëndësishme në vendin fqinj. Publiku Maqedonas bëhet edhe më i mbyllur në kampin e vet të përgënjeshtruar, i izoluar gjithnjë e më shumë në rajon.

Sllobodanka Jovanovska, editorial-“Është koha për të folur në shtëpi, jo në Bruksel”, 
Utrinski Vesnik
Maqedonia jo që është vetëm rrugës drejt humbjes të hapit me BE-në, por edhe me vlerat në Evropë, në mënyrë dramatike të varfërohet, të parapambetet në civilizimin e saj, që të mos ketë askush ti ndihmojë dhe të mbetet ishull i pabanuar në Bashkimin.

Ljupço Popovski, kolumnë-“Çekiçi i Frank La Roux”, Utrinski Vesnik
Anëtarësimi në BE ishte amalgami që lidhte strukturat e fragmentuara në këtë shoqëri. Në qoftë se ajo perspektivë zhduket nga horizonti i Maqedonisë, mund ti ndodhë ndarje e thellë në të gjitha qepjet, do të zhduket indi lidhor.

Slagjana Dimishkova, kolumnë-“Brukseli harron Ballkanin, Maqedonia duhet mbrojtur interesat”, Nova Makedonija
Maqedonia do të duhet që pak të harrojë Brukselin. Kjo nuk do të thotë që të kthejnë shpinën e saj BE-së dhe NATO-së, por të punojnë për zhvillimin ekonomik dhe të kujdeset për interesat e veta shtetërorë.

Xhejson Miko, kolumnë-“Vazhdo kah qëllimi, Maqedoni”, Dnevnik
Maqedonia, për fat të keq, duhet të vazhdojë të luajë këtë lojë të vogël të dëshirimit për anëtarësim në BE të krijuar nga komuniteti ndërkombëtar, dhe të synojnë ndërtimin e një shteti të fortë, i cili kurrë nuk do të marrë anëtarësimin në BE.

Branko Gjorgjevski, editorial-“Tërmet shkencor në ASHAM (MANU)”, Dnevnik
Në emër të marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit mes shkencëtarëve të profilit të ndryshëm, nganjëherë “futet” ajo që në realitet nuk është shkencë e vërtetë. Vjetori i tragjedisë më të madhe maqedonase, tërmeti në Shkup, nuk është vend për kthimin e borxheve të dikujt.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Edhe lepuri ka krijuar botën?”, Dnevnik
Individët të cilët bartin shenjën e lepurit, rënde mbijetojnë në mjedise të vështira. Ndjenjat e tyre të mirë-ekuilibruara me lehtësi destabilizohen në rrethana të paparashikuara. Ikin nga çdo konflikt.

Sasho Klekovski, kolumnë-“Java e krenarisë (Pride Week)”, Nova Makedonija
Guri i hedhur në qendrën e LGBT-së është i njëjtë si një gur i hedhur mbi fetarët në procesionin e mëngjesit në kishën “Shën Gjergji “, ose mbi fëmijë në stacionet e autobusëve.

E enjte, 27 qershor 2013, numër 66 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button