LSDM, kërkesë në Kuvend për shkarkimin e Komisionit për lustrim

LSDM do të kërkojë nga organi ligjvënës që të shkarkojë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për lustrim. Pas tërheqjes të anëtarëve të komisionit të propozuar nga LSDM, nga partia e Branko Cërvenkovskit thonë se tani ky komision ka humbur balancin politik dhe do të vazhdon me keqpërdorimin që sipas tyre i ka bërë edhe deri tani.

“LSDM sot të dorëzojë në Kuvend kërkesë për shkarkimin e kryetarit, zëvendës kryetarit dhe anëtarëve tjerë të Komisionit për Lustrim. Procesi i lustrimit jo vetëm që është devalvuar totalisht, por po keqpërdoret nga Qeveria e cilat përmes personave të instaluar në këtë komisioni nuk bën asgjë tjetër përveç se realizon agjendën për hakmarrje politike. Në vijë të njejtë me këto qëndrime tona është edhe mendimi i Komisionit të Venecisë që në analizën e vet ka nënvizuar keqpërdorimet politike në ligjin e fundit për lustrimi i cili një kohë të gjatë si nga opozita poashtu edhe nga eksperëtët. Pikërisht këto mundësi për keqpërdorimin e ligjit të nënvizuara në raportin e Komisionit të Venecias, në periudhën e kaluar janë përdorur nga ana e shumicës në Komisionin për Lustrim të cilët me mbivotim e kanë devalvuar rolin dhe imazhin e komisionit” – tha Ana Pavllova Daneva, deputete e LSDM-së.

LSDM ka ngritur edhe padi penale për kryetarin e komisionit Tome Axhiev pasi sipas tyre ka publikuar dokumente për veprimtari pas vitit 2006, periudhë që nuk është përfshirë në procesin e lustrimit, me çka ka bërë shkelje të kompetencave dhe pozitës së tij zyrtare.

“Në të njejtën kohë LSDM në prokurori publike ka ngritur padi penale kundër kryetarit Tome Axhiev. Me urdhër të tij janë publikuar dosjet e disa personave në ëeb faqe, që kanë të bëjnë me periudhën pas vitit 2006 që nuk është përfshirë me ligjin për lustrim me cka kemi bazë për të dyshuar se ai ka tejkaluar kompetencat e tij me cka I ka sjell dëm të madh interesave të vendit dhe sigurisë së Maqedonisë” – tha Daneva.

Pritet që kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski gjatë ditës së nesërme zyrtarisht të prononcohet rreth asaj se kur do ta vendos këtë kërkesë të LSDM-së në rend dite në Kuvend./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button