Holanda e mbështet Maqedoninë e Veriut pa kushte për fillimin e bisedimeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me kërkesë të tij mbrëmë ka biseduar në telefon me homologun e tij holandez, Stef Bllok pak përpara mbledhjes së Këshillit për Çështje të Përgjithshme, i cili pritet që më 24 mars të marrë vendim për bisedimet hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njofton Portalb.mk.

Bllok e ka informuar Dimitrovin se në letrën deri te parlamenti holandez, Qeveria e Holandës i ka ndarë gjetjet e Komisionit Evropian se Qeveria ka vazhduar që të bëjë reforma të prekshme në lidhje me kushtet e vendosura nga BE në qershor të vitit 2018-të.

Bllok ka theksuar se Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet që në mënyrë të pakushtëzuar t’i fillojë bisedimet hyrëse për anëtarësim në BE, gjegjësisht se pas miratimit të Ligjit për Prokurori publike nuk ekziston asnjë pengesë për fillimin e bisedimeve.

Dimitrov nga ana e tij ka referuar për përkushtimin e vendit tonë për vazhdimin e rrugës së hartuar reformuese në lidhje me eurointegrimet, a u këmbyen edhe informata për masat kundër virusit korona dhe situatës së kufijve nëpër Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button