RMV, Qeveria: Janë ngrirë çmimet ushqimore, ndalesë për eksportim të grurit dhe miellit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka miratuar vendim për ngrirje të çmimeve për produktet: bukë, krip, vaj, qumësht dhe prodhime qumështore, vezë, miell, mish, pasta, barna dhe mjete dezinfektuese, përveç atyre që kanë dëshmi se janë rritur faturat e hyra, njofton Portalb.mk.

Ky vendim, ashtu siç kumtuan, hyn në fuqi sot, ndërkaq është miratuar që të mos keqpërdoret gjendja momentale e tregut dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të rritjes së kërkesës.

Inspektorati i Tregut është i obliguar që të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në magazinat dhe qendrat shpërndarëse që ta konstatojë situatën për mundësinë e fshehjes së mallrave të prodhimeve bazë ushqimore dhe njëkohësisht ta ndjekë situatën nga aspekti i rritjes jopërkatëse të çmimeve, në çdo tre ditë, informoi Qeveria.

Në seancën qeveritare u miratua edhe informata me të cilën u propozua ndalesa për eksportim të grurit dhe miellit nga gruri në të gjitha vendet për kohë të pacaktuar. Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria Doganore duhet t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e domosdoshme me qëllim që të zbatohen këto masa.

Qeveria e obligoi Drejtorinë Doganore që në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë ta ndjekë trendin e eksportit të vajit të rafinuar të lulediellit, orizit, ëmbëlsirave dhe prodhimeve të furrës (pasta, biskota dhe ngjashëm). Njëkohësisht, miratoi rekomandim për industrinë e kërkesës së qumështit, që të kihet parasysh kuota jodoganore për import të grurit nga vendet tjera në sasi prej 80.000 tonëve.

Në pajtueshmëri me konkluzat qeveritare, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Rezerva të Mallit, duhet që të hartojnë një listë me prodhime ushqimore të cilat eventualisht do të duhet që të importohen në afat prej 5 ditëve, ndërkaq Agjencia për Rezerva të Mallit duhet menjëherë ta dorëzojë listën e mallrave me të dhëna për sasitë.

Obligohet Ministria e Ekonomisë që menjëherë deri te Qeveria propozim për 100% lirim prej harxhimeve doganore për prodhimet e miellit, vajit të lulediellit, sheqerit të bardhë, sapunit, detergjenteve, veshje, pelena, shami, maska plastike me filtër tekstili etj…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button