Vilanova jep dorëheqje?

Barcelona ka marrë një goditje të rëndë, pasi trajneri Tito Vilanova mund të detyrohet të largohet nga detyra e trajnerit, për shkak se i është rikthyer tumori nga i cili ka vuajtur vitin e kaluar.

Klubi katalanas anuloi një drekë zyrtare me mediat për krishtlindjet gjatë të mërkurës, ndërsa arsyeja besohet se është lajmi se tumori i Vilanovës është bërë përsëri i rrezikshëm.

44 vjeçari, i cili e mori në dorë ekipin pas largimit të Pep Guardiolës në qershor u operua nëntorin e vitit të kaluar gjëndrën e veshit.

Barcelona ende nuk ka dhënë ndonjë komunikatë për këtë çështje, por pritet që më vonë gjatë ditës të ketë njoftime në faqen zyrtare.

Vilanova e udhëhoqi skuadrën e Barcelonës drejt një starti të jashtëzakonshëm të sezonit, me 16 ndeshje pa humbje në La Liga dhe 46 pikë, 13 më shumë se sa rivali i përbetuar Real Madridi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button