Zhbllokimi i buxhetit në duart e Qeverisë

Në koordinimin e sotëm mes grupeve parlamentare është arritur marrëveshje që të gjitha amendamentet për Propozim Buxhetin për vitin 2013 të shqyrtohen në Qeveri, ku do të vendoset nëse ndonjë prej kërkesave të opozitës është e pranueshme. Deputetët nesër do të marrin përgjigje nga Qeveria, pas ç ka duhet të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për buxhetin.

“Qeveria do të prononcohet me shkrim përmes ministrit të financave Zoran Stavrevski se a ka amendamente për të cilat ka disponim për tu pranuar. Mbi atë bazë nesër duhet të gjithë të prononcohemi vlen apo nuk vlen ajo. Do të prononcohen ato të cilët kanë amendamente, a kanë gatishmëri apo jo. Të LSDM-së u prononcuan sot se parimisht nuk e pranojnë këtë propozim, por do të marrin pjesë përsëri nesër në koordinim, ndoshta nga debate do të marrim përsëri qëndrim më ndryshe. U morrëm vesh që të thirret edhe Izet Zeqiri si propozues i mbi 400 amendamenteve, që të mund të prononcohet për amendamentet e tij. Nesër është caktuar koordinimi për në ora 10:00, a do të definohet apo jo do të shohim, do të debatohet” – tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi në brifing me gazetarët.

Për nesër në ora 10:00 është caktuar tjetër koordinim mes grupeve parlamentare dhe kryetarit të Kuvendit ku do të prononcohen propozuesit e amendamenteve rreth përgjigjes së Qeverisë. Deri tani, të gjitha partitë propozuese të amendamenteve, LSDM, RDK dhe PDSH kanë qenë decid se nuk do të heqin dorë nga bllokimi i buxhetit pa u pranuar kërkesat e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button