Ministri Çulev i propozoi Qeverisë masa shtesë për policinë, administratën, autoshkollat…

Naqe Çulev, Ministri i punëve të brendshme paralajmëroi se propozoi rekomandimet shtesë deri te Qeveria e RMV-së për parandalimin e përhapjes së virusit korona në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se vendi nuk ka nevojë të shpall gjendje krize ose gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e shtetit, vendim i cili është sjellë edhe në Këshillin e sigurisë.

“Qeveriа të parandalon edhe autoshkollat dhe Qendrat e provimeve”, deklaroi Çulev.

Ai kërkoi që Armata ta marrë tërësisht sigurimin e kufirit të gjelbër edhe atë në rajonin e SP për mbikëqyrjen kufitare Bllatë dhe SP për vendkalimin kufitar Xhepishtë, me qëllim që efektivët e policisë nga Policia kufitare të vendosen në funksion të qytetarëve nga rajonet ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Shërbimet administrative të punojnë me orar të ndryshuar, gjegjësisht në Shkup nga ora 7:30 deri në 18:00, ndërsa në qytetet tjera nga 7:30 deri në 16:30”, propozon Çulev.

Ai propozoi që në gjithë vendkalimet kufitare, sikurse edhe në Aeroportin e Shkupit, policia të jep urdhëresa dhe formularë për vetizolim.

“Momentalisht, Ministria e Punëve të Brendshme kryen sigurim patrullues të autobusëve me të cilët 32 shtetas të Shqipërisë dhe 20 shtetas të Kosovës nga aeroporti i Shkupit do të përcillen me shoqërim policor deri në vendkalimin kufitar në dalje të shtetit”, theksoi Çulev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button