Këto janë 10 këshillat si t’i kontrolloni fëmijët

Jeni duke ecur dhe fëmija ju tërheq ose fillon të qajë, sepse ka parë një lodër apo një çokollatë? Shprehje të tilla si “Boll qave!” nuk funksionojnë dhe paratë duhen kursyer. Kjo situatë u ndodh të gjithëve atyre që kanë fëmijë, por gjithmonë ka një zgjidhje, transmeton Class.

Këto këshilla do ju vijnë në ndihmë sa hap e mbyll sytë.

1. Shpërqendrojini me një pyetje në lidhje me ngjyrën e rrobave që kanë veshur.

Kur fëmijët nuk ju dëgjojnë nga të qarat dhe nuk duan të binden, mundohuni t’i shpërqendroni me një pyetje ndryshe, siç është ajo në lidhje me ngjyrat e rrobave që kanë veshur. Pas pak do të shihni që nuk ka më lot.

2. Mos u tregoni se sa kohë ka mbetur.

Fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë kohën kur ju u thoni 5 apo edhe 10 minuta lojë. Ata nuk numërojnë minutat dhe nuk e kuptojnë se sa shpejt fluturon koha. Në vend të kësaj, ju mund të thoni “edhe 5 gjuajtje të tjera”.

3. Fshini fytyrën tuaj përpara fytyrës së fëmijës.

Nëse fëmija nuk do që të fshijë fytyrën, bëjeni ju. Komunikimi joverbal e bën të kuptojë se çfarë po ndodh. Mund t’ju refuzojë në fillim, por mos hiqni dorë, sepse ai do të fillojë të qetësohet dhe të bindet.

4. Thuajini ‘faleminderit’ dhe ‘më fal’.

Mos e injoroni fëmijën nëse doni që t’ju ndihmojë. Mësoni t’u thoni ‘faleminderit’ ose ‘më fal’. Kjo sjellje ju ndihmon në marrëdhënien me ta dhe ju bën më të afërt me nëri-tjetrin, pavarësisht moshës që kanë.

5. Jepuni perime përpara darkës.

Jo të gjithë fëmijët ushqehen pa zhurmë ose hanë gjithçka që u jepni. Ekziston një zgjidhje se si ta bëni fëmjën të ushqehet me fruta dhe perime të shëndetshme. Çelësi qëndron në dhënien e perimeve dhe frutave para darkës, sepse ky është momenti kur ata janë të uritur dhe mund të hanë pothuajse çdo gjë.

6. Nëse keni disa fëmijë, shtroni pyetjen “Dita e kujt është sot?”

Kur keni 2 ose 3 fëmijë rreth të njëjtës moshë, mund të ketë grindje mes tyre për lodrat, ushqimin, apo veshjet. Sugjerohet që secilit prej tyre t’i caktoni një ditë të javës. Pra, nëse ka një luftë, pyetja e parë që duhet të bëni është, “E kujt është dita?” , kështu nuk do të ketë më argumente.

7. Jini të kujdesshëm me mënyrën se si i kërkoni gjërat.

Mendoni para se të kërkoni diçka. Për shembull, në vend të pyetjes “A doni një sanduiç për darkë?” është më mirë të pyesni “ Me çfarë e doni sanduiçin?”

8. Jepuni mundësi zgjedhjeje dhe shmangni pyetjet retorike.

Para së gjithash, fëmijët pëlqejnë zgjedhjet dhe kontrollin, kështu që, për shembull, kur të dilni jashtë, pyetini se cilën këmishë duan të veshin. Por jini më konkretë. Në vend të “Cilit?” është më mirë të pyesni, “E verdhë apo e kuqe?”.

Së dyti, mos u jepni një mundësi zgjedhjeje nëse nuk ka. Pyetje të tilla si “A duhet të shkojmë në shtëpi?” kanë vetëm një përgjigje. Pyetjet retorike si “Çfarë duhet të bëjmë me këtë?” nuk janë të mira gjithashtu.

9. “Vëre në listë”, në vend të përgjigjes JO.

Nuk është një ndjesi e bukur kur duhet t’i thuash jo fëmijës edhe nëse kërkon të njëjtën lodër që e ka në shtëpi. “Vëre në listë” është përgjigjia që do ju ndihmojë për të shmangur argumentet dhe lotët në dyqan.

10. Jepuni mundësi fëmijëve t’ju shohin teksa ju zë gjumi.

Nëse u thoni fëmijëve të shkojnë në shtrat ndërkohë që ju jeni ende para televizorit apo në telefon, ata mund të mendojnë shumë gjëra në kokën e tyre. Të paktën bëni sikur po flini, sepse ata ju shohin ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button