Kërkohej nga Juve, tani ai nënshkruan me Dortmundin

Mbrojtësit belg Thomas Meunier i skadon kontrata me klubin e Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni dhe prej kohësh është ndjekur nga skuadra të shumta europiane, që ishin gati t’i ofronin një pagë të majme për të nënshkruar për vitet e ardhshme, transmeton SS.

Megjithatë duket se vetë Meunier ka firmosur me skuadrën gjermane të Borussias së Dortmundit, që ishte njëkohësisht edhe kundërshtari i Paris Saint Germain në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Lajmi u bë i ditur nga ish mesfushori i Paris Saint Germain, Jerome Rotten, i cili në një intervistë për mediat vendase deklaroi se Menuier ka nënshkruar tashmë me Dortmundin dhe do t’u bashkohet verdhezinjve menjëherë pas fundit të këtij sezoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button