Kërkesat antikrizë nga odat ekonomike për Qeverinë e RMV-së

Ekonomia e shumë vendeve tashmë është prekur nga efekti i virusit korona, duke destabilizuar sistemin ekonomik të vendeve. Për këtë arsye, katër odat ekonomike të RMV-së propozojnë disa masa deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut për tejkalimin e pasojave, transmeton Portalb.mk.

Katër subjeketet që dorëzuan kërkesat janë Oda ekonomike e Maqedonisë, Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, MASIT dhe Lidhja e odave ekonomike (LOE). Ata i dorëzuan kërkesat të klasifikuara në pesë drejtime:

-Lehtësime tatimore,

-Svubvencionim i rrogave për të gjithë të punësuarit derisa zgjasin masat parandaluese,

-Subvencione të shpenzimeve të kompanive për bruto rrogat për të gjithë që mungojnë në punë – të sëmurit kronik dhe prindërit  e fëmijëve nën moshën 10 vjeçare,

-Pagesë e neto rrogave pa kontribute pa u bllokuar llogaritë dhe pa gjoba për punëdhënësit nëse ndonjë firmë nuk mund të paguajë gjithë rrogën,

-Zvogëlim i kontributeve  për të gjithë të punësuarit nga të paktën 50 për qind derisa zgjat kriza për shkak të fondit të ulur efektiv të orëve, janë vetëm një pjesë e kërkesave të katër odave.

Sipas odave, të vetëizoluarit duhet të llogariten si të sëmurë nga Fondi i shëndetësisë, që nga i njëjti edhe të shlyhen shpenzimet. Lidhur me tatimet e sektorit të biznesit kërkohet anulim i detyrimeve tatimore në sektorit dhe firmat e prekura nga koronavirusi, koncesionet ndaj shtetit të ulen derisa zgjat kriza.

Gjithashtu kërkohet moratorium i pagesave parapake mujore për tatim të fitimit dhe detyrim për TVSH derisa zgjat kriza, subvencionim të tatimit personal dhe tatim i të ardhurave personale për të gjithë të punësuarit, zvogëlim i tatimit të të ardhurave personale për periudhë prej 3 muajve, kthimi i TVSH-së të kryhet me dinamikë të rritur.

Kërkesat janë dorëzuar deri te zv.kryeministrja Milla Carovska, e cila tashmë ka paralajmëruar zgjidhjen e problemeve të shkaktuara në ekonominë e vendit përmes tre skenarëve. Sipas Carovskës, tre skenarët kanë për qëllim tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga virusi korona.

“Së shpejti do të publikohen, ndërsa do të hyjnë në fuqi me siguri muajin e ardhshëm”, deklaroi zv.kryeministrja Mila Carovska. Ajo propozoi që një nga masat të jetë shtyrja e detyrimeve (pagesave) dhe kontributeve të kompanive, kredi të bura, si dhe rekomandoi riorganizimin e orarit të punës në ndërrime.

Ndryshe, Ajdovan Ademoski, kryetari i i Odës ekonomike Maqedoni-Turqi vlerëson se vetëm dëmet e para arrijnë rreth 1.8 milionë euro vetëm nga hotelet e mëdha në Shkup.

LEXO: Tre skenarët e Qeverisë së RMV-së për tejkalimin e krizës ekonomike nga virusi korona
LEXO: 1.8 milionë euro dëme vetëm te hotelet e mëdha në Maqedoninë e Veriut për shkak virusit korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button