Kirurgia pa asnjë problem shëndetësor, tregon si luftoi me koronavirusin që desh i mori jetën

Daniela De Rosa, kirurge veterinare e Savignano Irpino, ka qenë një nga rastet e para të prekur me Covid-19 në Ariano Irpino. Ajo ka zgjodhur të ndajë emocionet e saj me “Città di Ariano” direkt nga shtrati i spitalit në Benevento, repart pulmonologji, ku ajo është shtruar në spital.

Città di Ariano postoi dëshminë në facebook.

Unë kam qenë e mbyllur në një dhomë spitali për aq ditë sa nuk i numëroj më ato. Nuk mund të hap as dritaren dhe kam kontakte me njerëz vetëm dy herë në ditë, njëherë me mjekët që vijnë më kontrollojnë parametrat dhe herën tjetër kur me sjellin mëngjesin, drekën dhe darkën që ma lënë pas dere dhe e marr vetë.

 “Koronavirusi krijoi pneumoni shumë të keqe tek unë. Unë jam një grua 43 vjeç, para se të prekesha nga koronavirusi unë isha shumë e fortë dhe shumë mirë. Pas vdekjes së babait tim, ishte përvoja më e keqe e jetës sime. Por tani po fitoj luftën time ”.

Nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë se çfarë ka ndjerë këto ditë trupi, mendja dhe shpirti im. Nëse nuk ndodhesh pranë vdekjes nuk do e kuptosh kurrë sa e dhimbshme është.

Dot dua që të më shikojnë sa më shumë dhe të kuptojnë se ç`do të thotë të luftosh me këtë virus, me vdekjen. Në sytë e mi dhe në trupin tim ka vetëm vuajtjet. Secili nga ne duhej të bëjë pjesën tonë, le të mos fajësojmë vetëm institucionet. Unë jam këtu me mikun tim respirator që shpëtoi jetën time dhe me mjekët”, shprehet De Rose.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button