Komisioni Evropian propozoi ndalimin e udhëtimit për 30 ditë

Komisioni Evropian propozon ndalimin e udhëtimit 30-ditor në vendet e Bashkimit Europian për shkak të koronavirusit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha që propozoi këtë masë gjatë një konference nëpërmjet telefonit me drejtuesit e G7 këtë pasdite, transmeton OraNews.

“Kufizimi duhet të jetë i vendosur për një periudhë fillestare prej 30 ditësh, e cila mund të zgjatet sipas nevojës,” tha ajo. Këto deklarata, Von der Leyen, i bëri ndërkohë që drejtuesi i rajonit të Katalonjës në Spanjë, Quim Torra rezultoi pozitiv me koronavirusin. Ndërkohë, edhe nënkryetari i qeverisë katalanase, Pere Aragones kishte njoftuar se ishte pozitiv nga koronavirusi.

Italia ka kufizuar shumë hyrje-daljet nga vendi, ndërsa vendet fqinje me të kanë marrë masa për mbylljen e kufijve për shkak të koronavirusit. Masa e propozuar nga Ursula von der Leyen, vjen në një moment që Europa është shndërruar e gjitha në “Zonë të kuqe” dhe po përballet me mijëra të infektuar do ditë nga koronavirusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button