Wohlers: Ardhmëria e Maqedonisë janë integrimet euroatlantike

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot në ambasadën amerikane u takua me ambasadorin e SHBA-ve, Paul Wohlers. Sipas kumtesës së partisë, Ahmeti dhe Wohlers biseduan për konstatimet e miratuara pas një debate të gjerë rreth ardhmërisë evropiane të Maqedonisë.

Ambasadori Wohlers dhe Ahmeti biseduan rreth integrimit të Maqedonisë në NATO, nevoja për zgjidhjen e çështjes së emrit, pandryshueshmërinë e kufijve si dhe tema të tjera me interes të ndërsjellë.

BDI mbetet thelbësisht e përkushtuar që të integrojë Maqedoninë në NATO dhe në BE, sepse e ardhmja e përbashkët e qytetarëve të Maqedonisë dhe e vendeve të rajonit është pikërisht pranë këtyre institucioneve që garantojnë paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë. 

Ambasadori Wohlers  ka cilësuar pozitive gjithashtu kornizën evropiane si dhe theksoi mobilizimin e madh të vendeve mike të Maqedonisë për të arritur përparim në rrugën euroatlantike. 

“Wohlers e ftoi BDI-në të vazhdojë me rolin konstruktiv në këtë rrugë të vendit dhe të jep kontribut për një raport pozitiv në pranverë si dhe përmbyllje të sukesshme të kornizës evropiane. Të dy biseduan rreth situatës në rajon, me ç’rast u pajtuan se kufijt e Ballkanit Perëndimor janë të pandryshueshme dhe se e ardhmja e vetme e vendeve të rajonit është në NATO dhe BE”, pohojnë nga BDI./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button