fbpx

Vetëm dy dalje për shtetasit e RMV-së, TAV Maqedonia me mesazh për qytetarët

Tashmë shumë shtete kanë mbyllur kufijtë, si një masë për parandalimin e përhapjes së virusit korona në vendet e tyre. Të njëjtën gjë e ka bë edhe Maqedonia e Veriut, duke mbyllur gjithë kufijtë, përveç pikës kufitare me Bullgarinë në Deve Bair dhe asaj në Aeroportin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Por, operatori i aeroportit në shtet TAV Maqedonia ka disa rekomandime për qytetarët e vendit, që të ruajnë higjienën. Ata sqarojnë se vendet për pastrimin e duarve tashmë janë vendosur në shumë vende të aeroportit.

Ata kërkojnë nga qytetarët që të informohen vazhdimisht për fluturimet përmes faqes së tyre zyrtare.

“Qytetarët tanë mund të realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm në vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroportin e Shkupit. Shtetasit e huaj të cilët vijnë nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë nuk mund të realizojnë hyrje në asnjërin prej këtyre vendkalimeve kufitare, gjegjësisht hyrja e tyre është e ndaluar”, kumtoi MPB-ja.

Ndryshe, MPB-ja sqaron se është duke u koordinuar me patrullimet e Inspektoratit shtetëror të tregut, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të Qeverisë së RMV-së.

“Apelojnë deri tek të gjithë qytetarëve në mënyrë të rreptë të përmbahen ndaj masave dhe drejtimeve të miratuara nga Qeveria lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa të gjithë personat fizikë dhe juridikë t’u përmbahen udhëzimeve të nëpunësve policorë. Të gjithë ata të cilët i shkelin rekomandimet e dhëna, do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi Penal”, deklarojnë nga MPB-ja.

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se sot rreth orës 13:00 është arrestuar një pronar i hotelit në Gostivar, ndërsa shtatë kafene mbrëmë janë mbyllur nga Inspektimi i Tregut në Çair të Shkupit pasi që nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë që të mos punojnë. Qeveria dje miratoi vendim që të gjitha objektet hotelierike të mbyllen për mysafirët, ndërkaq restorantet mund të punojnë vetëm me porosi online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button