Agjencia për qasje të lirë te informatat me karakter publik i zgjodhi të gjitha lëndët e mbetura nga viti 2018 dhe 2019

Në periudhën dy mujore nga themelimi, më 26 dhjetor 2019, Agjencia për qasje të lirë te informatat me karakter publik prioritet në punën e vet e kishte vendosur zgjidhjen e lëndëve të mbetura nga vitet 2018 dhe 2019. Bëhet fjalë për ankesa të cilat kanë qëndruar në sirtarë, si rezultat i mosfunksionimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik, që për shkak të mospasjes së personelit nuk ka pasur mundësi të vendos në mënyrë të plotfuqishme, transmeton MO, përcjell Portalb.mk.

“Është vepruar dhe janë marrë vendime për më shumë se 750 ankesa, për kërkues të caktuar përkatësisht posedues të informatave, (ankues), Agjencia ka pranuar përgjigje kthyese se është vepruar edhe për aktvendimet dhe se informatat e kërkuara janë dërguar te kërkuesi”, thuhet në komunikatën e Agjencisë për qasje të lirë te informatat me karakter publik.

Deri në fund të marsit, Agjencia në Kuvend do ta parashtrojë raportin përmbledhës për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë te informatat me karakter publik për vitin e kaluar. Paralelisht me këtë, ata i evidentojnë dhe i përpunojnë raportet vjetore të pranuara për vitin 2019, të cilat poseduesit e informative kanë për obligim t’i dërgojnë në Agjencinë deri në fund të janarit të këtij viti.

Agjencia për qasje të lirë te informatat me karakter publik dhe për azhurnim të listës së poseduesve të informatave, të cilët në pajtim me Ligjin e ri për posedues të informatave janë të detyruar të përcaktojnë person zyrtar dhe të dërgojnë të dhëna për adresën, kontaktin dhe të dhëna tjera të nevojshme. Në përgatitje janë edhe aktet nënligjore të cilat Agjencia duhet t’i miratojë në pajtim me Ligjin dhe këtu së pari bëhet fjalë për Udhëzimin për mënyrën e zbatimit të Ligjit.

Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik nuk ka funksionuar në periudhën nga maji i vitit 2018 deri më dhjetor 2019. Kryetari i atëhershëm Gjorgji Sllamkov dha dorëheqje, e një pjese të anëtarëve u skadoi mandati. Pas bllokadës prej disa muajve, Kuvendi i Maqedonisë në fund të dhjetorit të vitit 2019 e zgjodhi Pllamenka Bojçevën për drejtoreshë të Agjencisë për qasje të lirë te informatat me karakter publik dhe më pas e njëjta filloi të funksionoj sërish si ithtar juridik i Komisionit të deriatëhershëm.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button