Klasa mësimore vetëm për fëmijët e mjekëve dhe infermierëve në Francë

Franca është nga vendet më të prekura nga sëmundja e koronavirusit por qytetarët pjesërisht janë sensibilizuar me masat kundër epidemisë, transmeton OraNews.

Në ditët me diell, grupmoshat më pak të rrezikuara vazhdojnë të frekuentojnë hapësirat publike.

Gazetari, Artan Kutra, në një lidhje me skype nga Parisi rikonfirmoi këtë fakt. Ai shpjegoi se deri tani masat e ndërmarra nga  autoritetet kanë qenë kryesisht këshilluese, por mbrëmjen e sotme presidenti Macron pritet të komunikojë një plan masash më të ashpra, të shoqëruara dhe me ndëshkime administrative.

Kutra tha se janë mbyllur bare, restorante, diskoteka. Aktualisht në të gjithë Francën janë vetëm 250 ndërmarrje që do të lejohen të funksionojnë dhe këto lidhen me nevojat jetike.

Prej sot janë mbyllur edhe kopshtet dhe parqet. Ndërkohë lidhur me shkollat, janë hapur vetëm disa klasa për të mbajtur fëmijët e infermierëve dhe mjekëve që janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër koronavirusit.

Kutra: Ka një mosndërgjegjësim të popullsisë, duket sikur e kanë marrë lehtë këtë rrezik. Nuk ka marrë përmasa të mëdha sa Kina dhe Italia. Janë 127 të vdekur dhe 5423 të infektuar. 400 janë në gjendje shumë të rëndë.

Dy ditë më parë është shpallur faza e tretë e gjendjes së jashtëzakonshme. Deri të  premten ka qenë plani i bardhë, një thirrje ndaj bluzave të bardha për të qenë të gatishmëri. Ndërsa prej ditës së shtunë në mesnatë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ku të gjithë spitalet janë në gjendje të jashtëzakonshme.

Janë mbyllur të gjitha shkollat, nga ato fillore te Universitetet. Janë hapur vetëm disa klasa për të mbajtur fëmijët e mjekëve dhe infermierëve.

Edhe në gjykatë, si asnjëherë janë shtyrë gjyqet. Do të mbahet vetëm apo për krime shumë të rënda. Në aspektin ekonomik do të jenë vetëm 250 ndërmarrje që do të lejohen të funksionojnë në mbarë Francën dhe lidhen me aspektin jetik. Janë mbyllur kafene, bare, diskoteka. 

Sot ka dalë vendimi të mbyllen kopshte dhe parqe. Kishat dhe xhamitë do të jenë të hapura për të shkuar në mënyrë individuale por nuk do të lejohet të kenë ceremoni masive.

Sot në orën 20:00, Macron do të dalë sërish në televizion dhe pritet të njoftojë masa më të rrepta, përfshirë gjoba në rast se nuk zbatohen rregullat. Macron ka kritikuar masat për mbylljen e kufijvve siç ka bërë Gjermania. Sipas tij duhet të mbyllen kufijtë në kuadër të BE dhe jo kufijtë e brendshëm midis vetë vendeve të Shengenit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button