Shkoi në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, dy të fundit erdhën sot nga Londra

Dy personat të cilët sot u konfirmuan se kanë koronavirus, duke çuar bilancin e të infektuarve në Kosovë me këtë pandemi në 15, janë të fejuar.

Sipas raportit, çifti erdhi sot nga Londra në Prishtinë me fluturim direkt. Ata kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të Aeroportit Ndërkombëtar ”Adem Jashari”, njofton Klan Kosova.

Njëri i infektuar është me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizrenit dhe tjetri nga Komuna e Obiliqit.

Të dytë, njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetri i gjinisë femërore, janë të moshës 26 vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button