Infodemi në kohën e pandemisë koronavirus “COVID-19”

Koronavirusi “COVID-19”, tashmë i cilësuar si pandemi globale, po krijon tension në gjithë botën. Mundësia për të krijuar dhe shpërndarë dezinformata në këtë periudhë mbetet e lartë. Që prej alarmit në Italinë fqinje, disa lajme, herazi të pa-verifikuara e në disa raste në kufijtë e “dashakeqësisë”, krijuan konfuzione te shumë lexues, shkruan Portalb.mk.

.

Ky është një postim në Twitter i një faqeje me 2,671 ndjekës. Në postimin e modifikuar, në titra shkruhet se “COVID-19 shënon viktimën e dytë” me nëntitull “Viktima është shtetasi me iniciale R.C,19 vjeç, student në UT”. Ky nuk është gabim teknik I televizionit, por përpunim me programe kompjuterike.

Si pasojë e koronavirusit “COVID-19”, në Shqipëri ka humbur jetën vetëm një person. Ky postim mund të jetë për disa “argëtues”, por për shumë të tjerë mund të ngjallë panik.

.

Ky është një artikull i portalit online, “SYRI.net” i datës 14 mars me titull “E thonë shkencëtarët e Harvardit/ Ja si mund ta kuroni vetë koronavirusin, para se të dalë vaksina”. Në artikull thuhet se “sipas shkencëtarëve (pa ia atribuuar askujt), ibuprofeni është një alternative. Në fakt, përdorimi i ibuprofenit është konsideruar i rrezikshëm për t’u përdorur nga personat e prekur nga koronavirusi.

Ky është postim i një faqeje me rreth 10 mijë ndjekës në Facebook. Përmes këshillave në dukje të një eksperti të mjekësisë, faqja sugjeron disa “metoda” për të “asgjësuar” koronavirusin. Por, sipas OBSH-së nuk ka asnjë të dhënë që mund të vërtetojë efikasitetin e këtyre “metodave”, përkundrazi në disa raste ato përkeqësojnë gjendjen shëndetësore.

.

Ky ishte një lajm që qarkulloi në shumë media online dhe televizione gjatë ditës së djeshme. Shumica nga mediat që e kishin publikuar e përditësuan lajmin duke i ndryshuar titullin, e pjesa tjetër e fshinë. Artikulli i mediave britanile fliste për një fëmijë të infektuar dhe jo që kishte humbur jetën. Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta, por sipas OBSH-së fëmijët janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi “COVID-19”.

.

Ky ishte një lajm që qarkulloi në disa media ditën e djeshme. Televizionet raportuan për një person të vdekur duke e mbyllur raportimin me “ende nuk dihen shkaqet”. Por, pas raportimit nga televizionet, në disa portale lajmi “u përshtat” me situatën duke e thënë që në titull se “ka dyshime se ka vdekur nga koronavirusi”. Portalet nuk citojnë asnjë zyrtar apo indicia mbi të cilën mund të raportohet se shkaku është koronavirus. Në raport me situatën e krijuar, titulli I lajmi mund të sjellë pasoja të mëdha për të burgosurit.

.

Por përveç lajmeve të rremë që qarkullojnë në mediat online, rrjetet sociale janë një tjetër kanal I transmetimit të tyre. Në rrjetin social “WhatsApp” qarkulloi ditën e djeshme një tekst mesazhi me link në të cilin thuhej që “Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar një shpërblim të menjëhershëm prej 350 eurosh, për ata që qëndrojnë në shtëpi”, i cili shoqërohej nga një link. Në fakt ky “informacion” u mohua nga Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa linku ishte një “grackë” që nuk të çonte askund.

Autor: Marjo Brakaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button