Në Gostivar u arrestua pronari i hotelit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se sot rreth orës 13:00 është arrestuar një pronar i hotelit në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Pronari i hotelit, 51 vjeçari A.A. nga Gostivari u arrestua për shkak se hoteli i tij ka punuar në kundërshtim me masat e Qeverisë së RMV-së.

“Personi A.A. është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë adekuate”, raportojnë nga MPB-ja.

Ata kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së virusit korona në vendin tonë.

Ndryshe, shtatë kafene mbrëmë janë mbyllur nga Inspektimi i Tregut në Çair të Shkupit pasi që nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë që të mos punojnë. Qeveria dje miratoi vendim që të gjitha objektet hotelierike të mbyllen për mysafirët, ndërkaq restorantet mund të punojnë vetëm me porosi online.

Ajdovan Ademoski, kryetari i i Odës ekonomike Maqedoni-Turqi vlerëson se vetëm dëmet e para arrijnë rreth 1.8 milionë euro vetëm nga hotelet e mëdha në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button