PDSH bojkoton koordinimin për shkak te Branitellave

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski për sot caktoi takim koordinativ me përfaqësues të grupeve parlamentare në përpjekje që të zhbllokohet sjellja e buxhetit për vitin 2013. 

Partia Demokratike Shqiptare gjegjësisht deputetët e sajë kanë kushtëzuar pjesëmarrjen në takimin koordinues të kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski, me tërheqjen nga procedura parlamentare e ligjit të “branitellave’. 

Deputetë të kësaj partie për mediat thanë se do të bojkotojnë edhe sot takimin, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm me qëllim gjetjen e zgjidhjes për zhbllokimin e debatit për projektbuxhetin e vitit 2013.

LSDM paralajmëroi se do të marrë pjesë në takimin e sotëm koordinues me shpresë, siç theksojnë, se pozita do ta pranojë propozimin e tij për shkurtimin e arkës shtetërore, me ç ‘rast do t’i tërhiqnin të gjitha amendamentet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button