RMV, është miratuar vendim për uljen e kamatës së Bankës Popullore në nivel prej 1,75%

Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme elektronike e Komitetit për Politikë Operative Monetare (KPOM) në të cilën u miratua vendimi për uljen e normës së interesat, gjegjësisht kamatës bazë për 0,25% poenë në nivelin prej 1,75%, njofton Portalb.mk.

“Kjo është hera e dytë që ulet niveli i interesit për këtë vit, pas zvogëlimit në janar kur në kushte të rezervave devize dhe lëvizje të vogla të inflacionit, dhe në prani të rreziqeve globale, përfshirë edhe zgjerimin e virusit korona, e kemi lehtësuar politikën monetare. Nevoja e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme doli nga përhapja e shpejtë e virusit në korniza globale, me çka u thelluan rreziqet edhe në ekonomikë vendore. Në seancë përsëri janë shqyrtuar treguesit më të rinj ekonomik, gjatë së cilës është diskutuar për efektet dhe dukuritë e virusit korona ndaj ekonomisë globale dhe të vendit”, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button