fbpx

Çair, shpërthen zjarr, digjet një 27 vjeçare

Një vajzë e pa strehë ka marrë lëndime të rënda të djegies në trup pas zjarrit që u shkaktua në Çair.

Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer mbrëmë pas orës 22.00 në rrugën Maksud Sadik në Çair.

E pa streha e ka shfrytëzuar këtë hapësire për të bërë gjumë në netët e ftohta, dhe sipas informacioneve jozyrtare bëhet fjalë për 27 vjeçaren Adela N.

Policia po heton shkaqet e shkaktimit të zjarrit, ndërsa vajza është në rrezik jete pasi ka marrë lëndime të rënda në trup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button