MPPS rekomandon të praktikohet lista e platformave digjitale falas dhe të lira për shfrytëzim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) rekomandon të praktikohet lista e platformave, aplikacionet dhe përmbajtjet digjitale falas dhe të lira për shfrytëzim, që mund të jenë të dobishme për edukimin e të rinjve, njofton Portalb.mk.

“Fëmijët duhet ta vazhdojnë mësimin edhe derisa janë në shtëpi. Një nga masat të cilat i miratoi Qeveria për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të përhapjes së shpejtë të koronavirusit është ndërprerja e përkohshme e procesit edukativo-arsimor në shtet. Fëmijët e moshës parashkollore nuk shkojnë në çerdhe. Mirëpo, kjo nuk donë të thotë se mbindërtimi edukativ-arsimor duhet të ndërpritet. Përkundrazi, ka shumë mënyra që fëmijët të vazhdojnë të edukohen edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, në kushte shtëpiake”, thonë nga Ministria.

Ata informojnë që nga sot në RTMV fillon transmetimi i programit edukativ të quajtur “TV klasa”. Tre kanalet në servisin nacional televiziv të RTMV-së do të emitojnë përmbajtje edukative për lëndët të cilat i mësojnë fëmijët në shkollë. Për fëmijët e moshës parashkollore do të emitohen emisionet edukative dhe storje sipas moshës tyre.

“Edukimi dhe arsimi janë proces, nuk është akt. T’u ndihmojmë fëmijëve të vazhdojnë me mësimin në shtëpi në periudhën derisa kopshtet për fëmijë janë të mbyllur përkohësisht”, thuhet në komunikatën e MPPS.

linkun në vijim gjendet lista e platformave, aplikacioneve dhe përmbajtjeve  digjitale falas dhe të lira për shfrytëzim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button