FSSh ka marrë masa për parandalimin e përhapjes dhe zhdukjes së virusit korona

Duke ndjekur obligimet, masat dhe aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të Krizës për trajtimin e virusit “korona”, si dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse për trajtimin e Koronavirusit Covid – 19, Fondi i Sigurimit Shëndetësor, si institucion me përgjegjësi të lartë shoqërore, në mbledhjen e Këshillit Drejtues më datë 13 Mars 2020, ka marrë një sërë masash për të lehtësuar shërbimet e siguruesve të tij. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi për aq kohë sa qëndrojnë masat e përkohshme të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar përhapjen dhe zhdukjen e virusit, dhe janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Në mënyrë që të gjithë të jemi në nivel të detyrës në këto momente serioze dhe për të kaluar sa më pa dhimbje këtë situatë shqetësuese, thonë nga FSSh, marrim masat e mëposhtme, për të siguruarit, mjekët amë dhe barnatoret, ndër të tjera:

Për të siguruarit:

Pacientët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore edhe përmes telefonit, në mënyrë që i siguruari të mos ketë nevojë të paraqitet në FSSH për të hapur një pushim të ri mjekësor, as edhe për të vazhduar pushimin mjekësor, por duhet të telefonojë mjekun amë.

Mjeku amë mund të lëshojë pushim mjekësor deri në 14 ditë (në vend të 7 ditëve) pa iu referuar kritereve të procedurave diagnostikuese dhe vlerësimit të paaftësisë së përkohshme për punë për shkak të sëmundjes dhe lëndimit. Pushimet mjekësore për sëmundjet respiratore (JOO-99) mjeku amë do të mund ti hap – vazhdojë pas përfundimit të  14 ditëve, pra deri në përfundimin e masave për parandalimin e infeksionit.

Kur mjeku amë për shkak të sëmundjes ose izolimit nuk është në vendin e punës, shërbimet shëndetësore ofrohen nga mjeku zëvendësues. Në rastet kur në izolim gjendet edhe mjeku zëvendësues, Fondi do të mundësojë pa kufizim emërimin e një mjeku të dytë, dhe sipas nevojës edhe zëvendësim tjetër.

Lëshimi i recetave të mbuluara nga Fondi

Mjeku amë mund të lëshojë recetë për terapi kronike edhe në rastet kur rekomandimi nga specialisti/fletëlëshimi është më i vjetër se një vit.

Recetat për terapi kronike mjeku amë ti lëshojë për 6 muaj.

Shërbime shëndetësore nga kujdesi shëndetësor specialistik – konsultativ dhe stomatologjia e përgjithshme

Për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, institucionet e kujdesit shëndetësor specialistik – konsultativ dhe stomatologjisë së përgjithshme duhet të ofrojnë vetëm shërbime urgjente.

Verifikimi i pajisjeve ortopedike

Lëshimi dhe verifikimi i pajisjeve ortopedike do të bëhet nga mjekët amë, përkatësisht mjekë specialistë. Personat e siguruar nuk duhet të paraqiten në zyrat rajonale të Fondit për të verifikuar vërtetimin.

Vërtetimin e verifikuar, Fondi zyrtarisht do t’a dorëzojë me postë në adresën e banimit të personit të siguruar.

Ushtrimi i së drejtës për rehabilitim si një trajtim i vazhduar spitalor

Të siguruarit të cilët duhet të zbatojnë vendimet (të cilat vlejnë për dy muaj) për të ushtruar të drejtën e rehabilitimit të specializuar mjekësor, do të mund ta zgjasin atë pas përfundimit të masës së përkohshme.

Personat e siguruar që tashmë janë në rehabilitim, nëse kanë nevojë ta ndërpresin atë, e njëjta mund të zgjatet për aq ditë sa kanë mbetur në përputhje me ditët e miratuara në vendim.

Nëse personi i siguruar ndërpret rehabilitimin e specializuar mjekësor, ai do të ketë të drejtë, pas përfundimit të masës së përkohshme, të vazhdojë të njëjtën për aq ditë sa kanë mbetur në përputhje me vendimin.

Shënim

  • Rekomandim i Fondit ndaj të gjithë të siguruarve, në radhë të parë, në vend që të paraqiten në Zyrat Rajonale ose në Zyrën Qendrore të Fondit, të drejtohen me e-mail për çfarë do lloj pyetje në [email protected] si dhe për pyetje në lidhje me barnat në [email protected]
  • Të drejtat e sigurimit shëndetësor nuk vjetërohen për 5 vite. Për këtë arsye, Fondi apelon që personat e siguruar, gjatë periudhës së masave të përkohshme, nuk duhet të kërcënojnë shëndetin e tyre, si dhe shëndetin e qytetarëve të tjerë, me paraqitjen e tyre në hapësirat e Zyrave Rajonale dhe Zyrës Qendrore të Fondit. Përjashtim paraqet rregullimi i sigurimit shëndetësor, në qoftë se e njëjta nuk mund të bëhet në mënyrë elektronike, ose kur bëhet fjalë për nevojë urgjente dhe të menjëhershme, siç është fillimi i një procedure trajtimi jashtë vendit.
  • Rekomandim i Fondit ndaj të gjithë institucioneve shëndetësore, në rradhë të parë, në vend që të paraqiten në Zyrat Rajonale ose në Zyrën Qendrore të Fondit, të drejtohen me e-mail për çfarë do lloj pyetje në [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button