Virusi korona, Komuna e Gostivarit ka formuar ekip mobil për të ndihmuar qytetarët në nevojë

Komuna e Gostivarit formoi ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe parandalimit nga virusi COVID-19 (virusi korona).

Nga Komuna thonë se për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtesë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në territorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit:

  • 072 577 713
  • 072 577 741

“Ekipi mobil, duke respektuar të gjitha masat parandaluese, do të shkojë deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e duhur dhe do t’ju siguroj artikujt ushqimor të nevojshëm, mjete higjienike dhe/ose barëra. Komuna e Gostivarit nuk do të lejon këto rrethana të jashtëzakonshme t’i godasin grupet më të prekura! Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ekip të njëjtë ka formuar edhe Komuna e Butelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button