fbpx

Ferguson, fjalë lavdie për Mourinhon dhe Guardiolën

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lëvduar dy kandidatët kryesorë për ta zëvëndësuar atë në postin e strategut në Old Trafford.

 70 vjeçari ka reflektuar në cilësitë e dy prej strategëve më të mirë në histori të futbollit, të cilët janë kandidatët më seriozë për ta zëvëndësuar skocezin.

“Jose është shumë inteligjent, ai ka karizëm, lojtarët e tij luajnë për të dhe ai është djalosh i pashëm. Mendoj se unë i kam të gjitha këto, përpos bukurisë së tij. Ai ka besim në vete, duke thënë se ‘Ne do ta fitojmë këtë’ dhe ‘Unë jam I Veçanti’. Unë kurrë nuk kam mundur të dal të them se ne do ta fitojmë këtë ndeshje. Ndoshta është dobësi apo mentalitet i skocizmit tim?”.

“Guardiola është djalosh impresiv. Ai ka sjellur ndryshime te Barcelona, duke i sugjeruar ekipit që të punojë gjithmonë mirë dhe të fitojë topin brenda pak sekondave pasi humbet topi. Ata janë të talentuar, por punojnë shumë. Ishte arritje fantastike ajo që ai bëri”, ka deklaruar Ferguson./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button