SHBA, sërish një vrasje e tmerrshme!

Vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu, një burrë i inatosur me lidhjen e re të ish-të dashurës së tij, e qëlloi atë, motrën e saj dhe bashkëshortin e motrës së saj të martën në mëngjes, ndërsa më pas vrau veten.

Kjo vrasje e trefishtë shqetësoi banorët të cilët jetonin përreth shtëpisë në Colorado.

“Kjo tregon se një gjë e tillë mund të ndodh kudo. Dhuna në familje nuk ka kufi”,  tha shefi i policisë,  John Cooke. 

Sipas tij, Daniel Sanchez, 31 vjeçar, vrau ish-të dashurën e tij Beatriz Cintova-Silva, 25 vjeçare, motrën e saj 22 vjeçare, si dhe bashkëshortin e saj 29 vjeçar. Në fund, ai qëlloi veten./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button