Virusi korona, Këshilli i Sigurisë vendosi të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend (VIDEO)

18.45 – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas takimit  me Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Kabinetin e presidentit të shtetit informoi se ende në RMV nuk do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ose krize, njofton Portalb.mk. Kjo, siç tha ai, sepse nuk duhet të shpejtojmë pasi që nuk ka nevojë për të pasi që, e menaxhojmë mirë situatën. Ai tha se arsyeja e dytë është sepse kriza me virusin do të zgjasë dhe është herët. Ai tha se do të jetë në gatishmëri i gjithë stafi medicinal në shtet.

“Nëse ka nevojë gjatë ditëve të ardhshme, Këshilli do të mbajë mbledhje më të shpeshta, dhe do t’i propozojë Qeverisë shpalljen e gjendjes së krizës edhe në komuna të tjera. RMV e menaxhon gjendjen më mirë se vendet tjera të rajonit, sipas vlerësimeve të OBSH-së. Do të mobilizojmë të gjithë stafin mjekësor, absolutisht të gjithë do të jenë në gatishmëri”  tha presidenti i RMV-së.

Ai bëri apel deri te qytetarët të respektojnë masat që janë vendosur nga Qeveria. Ai tha se masat e tilla janë rigoroze dhe se mjaftojnë për të parandaluar shpërndarjen e virusit.

Ai tha se qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria.

“Në Qendër Zhupë dhe Dibër ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm në terren mes Armatës dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe me vetëqeverisjen lokale. Përkushtimi i shtetit është adekuat, nëse ka nevojë mund të shpallim gjendje krize”, theksoi presidenti Pendarovski.

Nuk ka problem për anulim të zgjedhjeve

“Nuk shoh problem që të anulohen zgjedhjet, në të vërtetë mendoj se opinioni tashmë është i informuar se nesër në ora 12 do të ketë takim liderësh me një pikë të vetme në rend dite në kontekst të asaj që po na ndodh edhe neve  edhe të gjithëve në rajon dhe në botë praktikisht, të anulohen zgjedhjet. Sot me shkrim zyrtar, misioni monitorues i OSBE, ODIHR-së e anuloi atë mision të sajin dhe për dy deri tre ditë edhe fizikisht tërhiqet nga shteti”, theksoi ai.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme edhe tani të gjendjes së krizës të themi në mbarë territorin theksoi presidenti, nuk ka kurrfarë korrelacioni me mbajtjen e zgjedhjeve në kuptim të parë, por politikisht po, megjithatë jo në kuptimin juridik.

“Në Francë, dje, pardje kishte zgjedhje lokale, jehona ishte drastikisht më e ulët nga zgjedhjet e kaluara lokale, megjithatë mbajtën rreth të parë të zgjedhjeve lokale. Këtë dua ta përkujtoj, pa u shpallur çfarëdo qoftë situatë krize në cilëndo komunë, e jo më në gjithë territorin, do të thotë pa kurrfarë problemi nga ky tip ne në vitin 2015 dy herë i kemi anuluar zgjedhjet. Edhe Kuvendi është kthyer një herë, e ka shfuqizuar vendimin e tij dhe caktoi datë të re të zgjedhjeve. Precedent të këtillë juridik ta quaj ka ndodhur edhe në kohën kur nuk kemi pasur pandemi”, tha presidenti Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Këshillit të Sigurisë rreth zgjedhjeve më 12 prill.

Kufijtë nuk do të mbyllen asnjëherë për ilaçe, energji dhe gjëra ushqimore

Kufijtë tanë nuk janë të mbyllura. Edhe po të jenë hermetikisht të mbyllura, nuk do të jenë asnjëherë të mbyllura as në gjendje lufte për ilaçe, për energji dhe për produkte ushqimore, ashtu që nuk ka asnjë dilemë, theksoi sonte presidenti Stevo Pendarovski.

“Të përmend një situatë të vjetër nga viti 1992 dhe 1994. Dy herë ishim të bllokuar nga Greqia. Tërë kufiri jugor ishte hermetikisht i mbyllur. Ishte për energji, por jo edhe për ilaçe”, shtoi Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

16.00 – Sot, prej orës 16:00 në Kabinetin e presidentit të shtetit ka filluar seanca e Këshillit i Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, të diskutojë në lidhje me virusin korona, njofton Portalb.mk.

Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe eprori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe këshilltarë të tjerë.

Këshilli i sigurisë – RMV

Pas mbarimit të seancës, presidenti Pendarovski do të japë deklaratë për media, e cila do të transmetohet nga servisi publik RTVM, në faqen e Fejsbukut të presidentit dhe në kanalin Youtube.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button