Policia dhe inspektorët e tregut i kanë mbyllur 7 kafene në Çair: Kanë punuar, pavarësisht ndalesës nga Qeveria

Shtatë kafenenë mbrëmë janë mbyllur nga Inspektimi i Tregut në Çair të Shkupit pasi që nuk e kanë respektuar masën e Qeverisë që të mos punojnë, informoi MPB, njofton Portalb.mk.

Inspektorët e Inspektimit të Tregut të shoqëruar nga policia mbrëmë kanë kryer kontrolle nëpër qytet. Pjesa më e madhe kafeneve dhe restoranteve e kanë respektuar masën dhe kanë qenë të mbyllur, por 7 objekte në Komunën Çair kanë punuar dhe në to ka pasur mysafirë.

“Lokalet do të mbyllen deri në mbarimin e masës të cilën e ka miratuar Qeveria”, thonë nga MPB.

Qeveria dje miratoi vendim që të gjitha objektet hotelierike të mbyllen për mysafirët, ndërkaq restorantet mund të punojnë vetëm me porosi online.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, dje ka apeluar deri te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e Qeverisë, veçmas të rinjtë dhe të mos dalin në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button