Murati: Në selinë e BDI-së në Gostivar u fye Ahmeti (FOTO)

Për incidentin në selinë e BDI-së në Gostivar, policia e vendit nuk dha sqarim për autorin të cilin theu xhamat e lokalit dhe shqetësoi familjen e cila jetonte në atë shtëpi, ata thanë se autori është ende i panjohur.

Mirëpo G. Murati, pronar i lokalit të selisë tha se policia e dinte se kush është autori pasi që edhe ka xhirime nga kamerat e sigurisë. 

G. Murati për Portalb rrëfen tërë ngjarjen dhe disa herë potencoi se familja e tij është shqetësuar nga kjo që ndodhi.

“Erdhi djali i axhës së Nexhati Jakupit, dhe ai filloi të bërtasë me sharje dhe t’i thyen dritaret. Lajmërova policinë dhe ata erdhën më pas dhe u morën vesh dhe i paguan xhamat e thyera. U shqetësova sepse lokali është në përdhesen e shtëpisë, në atë shtëpi jetojmë dhe ka familje aty. Mirëpo ajo që më habiti është se mediat kanë shkruan se autori është i panjohur, ndërsa këtë të gjithë e dinë se ka qenë Isa Jakupi sepse ka edhe incizime nga kamera e sigurisë” tha Murati.

Ai po ashtu kishte dëgjuar të shara të cilat ia kishte drejtuar partisë, ku ishin sharë Ali Ahmeti dhe Nevzat Bejta. 

“Arsyeja për incidentin nuk e di saktë, mirëpo i dëgjova të bërtiturat e tija duke thënë se BDI-ja nuk ka punuar asgjë dhe filloi duke i sharë Ali Ahmetin, Nevzat Bejtën e kështu me radhë. Sa munda të kuptoj un kanë pasur mosmarrëveshje për kandidatin për komunën e Gostivarit”, tha Murati për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button