Kundërspin: A është ngritur hetim ndaj Mickoskit në lidhje me ELEM?

Lajmi i vërtetë për opinionin dhe për interesin publik nuk ka qenë që Mickoski ka paguar çmim të lartë për energjinë elektrike të importuar, por çfarë kanë bërë dy kryetarët e BU-së dhe të ELEM-it pas largimit të Mickoskit nga funksioni? A kanë hetuar diçka, a kanë vërtetuar dhe paraqitur diku, për shembull në Prokurorinë Publike për këto keqpërdorim, etj..

Shkruan: Teofil Bllazhevski, Vërtetëmatësi

Drejtori gjeneral i ELEM, Vasko Kovaçevski, në konferencë për shtyp doli me disa të dhëna në të cilat dallohet spini:

Spin: Hristijan Micskoki do të hyjë në historinë e kësaj kompanie shtetërore si drejto i cili ka importuar rrymë me çmime të larta astronomike. Mickoski në janar të vitit 2017 importoi rrymë me çmim deri në 240 euro për MWh. Në periudhën prej 8 deri me 23 janar të vitit 2017 ai si drejtor ka blerë rrymë të shtrenjtë me vlerë prej 360 milion denarë ose 5,6 milion euro. Me paratë e kompanisë, paratë e shtetit, paratë e qytetarëve. Mjetet, të cilat nëse do të ishte punuar siç duhet, nuk do të shpenzohej për import të shtrenjtë të rrymës…Këto janë pyetje në të cilat mund të përgjigjet vetëm Hristijan Mickoski. 

[Burimi: Makfaks – Kovaçevski: Mickoski do të hyjë… – data: 06.02.2020]

KUNDËRSPIN:

Duke u nisura nga tema e cila filloi debatin në mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, drejtori i përgjithshëm i ELEM Vasko Kovaçevski me numra të saktë në konferencë për shtyp tentoi të bind opinionin se Mickoski si drejtor i ELEM në vitin 2017, në radhë të parë në mënyrë të papërgjegjshme, ka importuar rrymë, duke paguar me çmime historik të larta deri me 240 euro për megavat për orë.

Në despinimin e këtij pretendimi nuk janë problem të dhënat e sakta, por e vërteta e shtrembëruar qëndron në përgjegjshmërinë e pavërtetuar të Mickoski ose të udhëheqësisë së ELEM në atë kohë ose të atyre para se të vijë Mickoski në krye të ELEM.

Të rikujtojmë, bëhet fjalë kur me të vërtetë i gjithë opinioni u trondit, së pari për shkak të mungesës së energjisë elektrike të prodhuar në vend, prokurimet e papërgjegjshme për periudhën dimërore kur ishte shumë ftohtë, me çka u rrit edhe konsumi, dhe me këtë edhe nevojat për energji elektrike, gjë që në fund rezultoi me import të shtrenjtë të rrymës, sepse nevojat ose blerjet në tregun e huaj nuk janë dhënë me kohë.

Kovaçevski gjatë daljes së tij para opinioni parashtroi edhe tre pyetjet në vazhdim:

Përse Hristijan Mickoski në vitin 2017 ka lejuar të mos ketë prodhim vendor me kosto të ulët, dhe në vent të saj ka importuar rrymë të shtrenjtë? 

Përse ka blerë ditë për ditë, gjë që është edhe modeli më i lartë i çmimeve? Përse nuk ka blerë me plan për një periudhë më të gjatë, me çka do të arrihej ulje të çmimeve dhe çmime mesatare? A do të mund t’i iket çmimit prej 240 euro?

A ka lejuar që me udhëheqësinë e vet të papërgjegjshme, me vetëdije, i ka pamundësuar kompanisë që të prodhojë energji të lirë, me çka ka rrezikuar stabilitetin e sistemit elektrik energjetik, po ashtu, ka nxitur dëm serioz material?

Në fund, Kovaçevski është përgjigjur – këtyre pyetjeve vetëm Hristijan Mickoski mund të ju përgjigjet. 

Këtu qëndron spini, gjegjësisht e vërteta e shtrembëruar. Me ELEM që nga vitit 2017 udhëheqin kuadro të cilat nuk janë të emëruara nga qeveria e Nikolla Gruevski, por nga qeveria e LSDM-së. Hristijan Mickoski dha dorëheqje në dy funksione të Qeverisë me 7 qershor të vitit 2017, duke informuar edhe dorëheqjen nga ELEM, por përsëri deri me 06.08.2017, kur Qeveria e shkarkoi dhe në vend të tij emëroi Dragan Minovskin

Kryetari i tanishëm i BU të ELEM, është emëruar në këtë funksion vitin e kaluar, me 17.07.2019, me vendim, po ashtu të qeverisë së Zaev.

Pasi që, siç thotë Kovaçevski, mbi 5 milion euro para të qytetarëtve janë shpenzuar për rrymë të shtrenjtë, qytetarëve ju mbetet të pyesin se përse kërkojnë përgjigje nga Hristijan Mickoski edhe përse vetëm ai mund të përgjigjet?

Deri në momentin e konferencës për shtyp të Kovaçevski kanë kaluar 30 muaj që nga shkarkimi i Mickoski. A nuk ka qenë e mjaftueshme kjo periudhë që të bëhet revizione, të vërtetohet nëse Mickoski ka punuar në mënyrë të paligjshme, nëse përgjigja është pozitive, në cilën pjesë, dhe a bëhet fjalë për vepër penale, gjegjësisht keqpërdorim të autoritetit dhe pozitës, ose për shërbim të dobët, etj. Nëse diçka e tillë është bëtë, parashtrohet pyetja përse nuk është inicuar padi penale deri te Prokuroria Publike nga ana e udhëheqësisë së re të ELEM ose organeve të tjera hetuese.

Nëse është inicuar, atëherë opinioni meriton të merr përgjigje përse ajo nuk është zbatuar dhe nëse është e mundshme të jetë llogaritur fakti se Mickoski në ndërkohë është zgjedhur në vend të lideri të partisë më të madhe në Kuvend, e cila është në opozitë. Ose ndoshta nuk ka pasur papërgjegjshmëri dhe keqpërdorim, siç pretendon vet Mickoski.

Këtyre pyetjeve mund të ju përgjigjet edhe dikush tjetër, jo vetëm Hritisjan Mickoski. Këtu qëndron shtrembërimi i të vërtetës nga ana e Kovaçevski. Numrat janë të saktë, kontenkstit po ashtu, por kjo e vërtetë nuk shkon deri në fund, por shfrytëzohet vetëm një pjesë e saj, kuptohet, kryesisht për nevojat e fushatës parazgjedhore.

Prej këtu, deklarata e Kovaçevski se këtyre pyetjeve mundet të ju përgjigjet vetëm Mickoski, është spin. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button