Virusi korona në RMV, këto janë vendimet e Qendrës për menaxhim me kriza

Shtabi i përgjithshëm sot në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza (QMK) ka mbajtur takim lidhur me ekzistimin e gjendje së krizës në një pjesë të territorit të vendit, gjegjësisht në komunën e Dibrës dhe Qendrës Zhupa për përballje me përhapjen e koronavirusit, njofton MIA.

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku i prezantoi pikat e planifikuara në rendin e ditës të cilat i miratuan pa vërejtje.

Siç kumtoi QMK njëri prej konkludimeve të seancës së sotme është që Qendra për menaxhim me kriza ta organizojë dhe koordinojë vendosjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike në zonat e krizës. Kërkesa që të dorëzohen deri tek Qendra për menaxhim me kriza dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Njësitë e vetëqeverisjes Lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa do të përcaktohen terminet dhe vendet për marrje.

Është sjell edhe konkludim për daljen e personave dhe bartjen e artikujve për ushqim dhe mjete teknike materiale nga zona e krizës, si dhe për personat të cilët janë ngujuar në vendet e banuara në perimetrin e sigurimit dhe nuk janë pjesë e zonës së krizës, është ndaluar dalja e të njëjtës, ndërsa institucionet do t’ua sigurojnë nevojat në produkte ushqimore, pajisje dhe ilaçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button