Amernis Nokshiqi bëhet tullace! (FOTO)

Ditë më parë, në profilin e saj në Facebook aktorja Amernis Nokshiqi postoi një fotografi ku ajo shfaqej tullace dhe shumëkush u pyet se çfarë e ka shtyrë atë t’i heqë flokët.

Ajo këtë e ka bërë për shkaqe humane, gjegjësisht, për nevojat e revisë së modës “Aphrodite couture” të kreatores Njomza Rozaja, e cila të shtunën u mbajt në Prishtinë.

Aktorja Nokshiqi, si dhe shumë aktore tjera e përkrahën fushatën për luftë kundër kancerit në gji, si dhe llojeve tjera të kancerit. Por, ajo ka pranuar se nuk ka hequr flokët me të vërtetë, por bëhet fjalë për maskë e cila i është vënduar në kokë./Portalb 

Fotografi nga sfilata e modës “Aphrodite couture” nga Njomza Rozaja

Lajme të ngjashme

Back to top button