fbpx

Apple do ta blejë TomTom-in?

Se nuk është e lehtë të krijohet aplikacioni kartografik u bindën në Apple goxha dhimbshëm – me largime nga puna dhe kërkim fajle nga CEO për shfrytëzuesit e frustruar e që madje në disa vende ka edhe vërejtje nga policia që hartat e Apple në iOS 6 janë të rrezikshme për jetë!

Një rrugë, shumë më e lehtë, ndoshta do të ishte blerja e kompanisë e cila tashmë ka zgjidhje kartografike të mira dhe të dëshmuara.

Sipas Bloombergut, që thirret në analistët e Robobank, gjasat që Apple të blejë kompaninë TomTom janë 30 për qind. Vlera e kësaj blerje, nëse realizohet, do të ishte rreth 2 miliardë dollarë. Përvojën që ka TomTom, bashkë me zgjidhjet e saj, Apple do t’i integronte në produktet e veta, dhe në radhë të parë nga kjo do të përfitonte iOS 6.

Edhe pse ka gjasa që e vërteta të jetë larg nga parashikimet e analistëve, TomTom tashmë ka ndjerë të mirat e madje edhe vetëm përmendjes në të njëjtën fjali me Apple – aksionet e kësaj kompanie pas publikimit të kësaj analize kanë kërcyer për 7 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button