Nëse jeni në dilemë për dashurinë e partnerit, kushtojuni vëmendje këtyre detajeve

Dashuria e vërtetë jo vetëm mund të ndihet, por është e dukshme edhe me sy të lirë. Por nëse jeni një nga ata njerëz që kërkojnë prova në çdo situatë dhe preferojnë fakte, kushtojini vëmendje shenjave të mëposhtme, shkruan Class.

1. Ata ndajnë ushqimin e tyre

.

Ka shumë njerëz që e urrejnë kur dikush mer një kafshatë nga ushqimi i tyre, veçanërisht pa pyetur më parë. Shumë burra mund të ndjehen edhe çuditshëm kur ushqehen me një lugë apo pirun. Kjo është arsyeja pse të shohësh partnerin tënd të ndajë ushqimin me ty është një shenjë e mirë e dashurisë.

2. Ju dërgojnë mesazhe me zë

.

Kjo është një alternativë e mirë pë rata që nuk mund të jenë bashkë aq sa duan, por përsëri ndjejnë nevojën për të qëndruar ‘të lidhur’. Mesazhet zanore janë prekës dhe më të përshtatshe për komunikimin në distancë. Kur partneri t’ju dërgojë një mesazh zanor, kujtoni se kanë gjetur kohën dhe janë përpjekur për ta regjistruar atë, ndonjëherë duke kërkuar edhe për një vend të qetë, vetëm sepse ju duan.

3. E lënë telefonin pa fjalëkalim

.

Kjo mund ta bëjë partnerin të pyesë veten pse po mbroheni kaq shumë. Kjo zakonisht nënkupton se personi ka diçka për të fshehur dhe kjo nuk është gjë e mirë për një marrëdhënie. Nuk po themi se ju duhet të dini të gjitha fjalëkalimet e partnerit, sepse dhe ata kanë të drejtën e privatësisë dhe kjo nuk është e nevojshme nëse ju merrni vetëm sinqeritet nga ata.

4. Janë të gatshëm të provojnë gjëra të reja

.

Një partner, i cili kujdeset thellësisht për ju dhe dëshiron të mësojë më shumë për personalitetin tuaj, patjetër do të përpiqet të marrë pjesë në aktivitetet që keni. Duke u përfshirë në të njëjtat aktivitete, lidhja juaj forcohet dhe kaloni më shumë kohë së bashku.

5. Ju lënë shënime apo dhurata surprizë përreth

.

Kartat e vogla “I Love You” të fshehura në xhepin e palltos suaj, mesazhe qesharake të shkruara në një pasqyrë banjoje me pastë dhëmbësh, pjesa e fundit e çokollatës suaj të preferuar e ruajtur për ju, shembujt janë të pafund. Por kuptimi kryesor që japin gjëra të tilla është – “Unë të dashuroj, dhe dua që ta dish këtë dhe çdo ditë.”

6. Ata ndryshonë zakonet e tyre

.

Zakonet e vjetra zhduken me vështirësi. Ne nuk mund të presim që dkush të ndryshojë plotësisht personalitetin për të qenë në një lidhje.

7. Ata zgjedhin të bisedojnë në vend që të heshtin

.

Kur shfaqen debate apo situata jo të këndshme, personi që me të vërtetë kujdeset për harmoninë midis jush, gjithmonë do të zgjedhë dialogun dhe ndershmërinë në vend të shtyrjes së diskutimit. Dashuria ka të bëjë edhe me mirëkuptimin.

8. Krenohen që janë me ju

.

Ëshë normale ta mbani marrëdhënien private në fllim, kur jut ë dy vetë ecni në një tokë të paëndruueshme me ulje dhe ngritje. Por, kur koha kalon dhe njëri nga partnerët ende nuk është gati të dalë në publik, ka një problem.

Por, ka dhe nga ata që janë të gatshëm t’ju prezantojnë me miqtë, familjen dhe kolegët,  flasin shumë për ju, vlerësojnë çdo hap tuajin drejt një qëllimi të caktuar dhe festojnë fitoret tuaja të mëdha. Ata ndryshojnë statusin e marrëdhënies në rrjetet sociale, janë më shumë se të lumtur që postojnë foto me ju dhe kurrë nuk ndalojnë së mbajturi dorën kur takoheni me dikë jashtë. Kjo është për t’u vlerësuar.

9. Nuk largohen kur ju keni më shumë se kurrë nevojë për ta

Nëse partneri mund të trembet lehtësisht nga pamja juaj jo aq e bukur, temperatura e lartë, dobësia, kjo është për të ardhur keq. Nëse ata me padurim vrapojnë për të blerë portokall, ju masin herë pas here temperaturën dhe shohin serinë tuaj të preferuar, atëherë e gjetët personin e duhur.

10. Dëgjojnë këshillat tuaja

.

Kjo është vërtet e vështirë. Nga njëra anë, gratë janë në kërkim të një burri të fortë që mund të marrë vendime dhe burrat duan një grua që mund të bëjë më mirë sesa të qenit në nevojë dhe e pavendosur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, ne të gjithë duam një partner, i cili është i gatshëm të na dëgjojë dhe nuk do të turpërohet kur të kërkojë këshilla. Nëse keni në krah një person që ju dëgjon, mos e lini të shkojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button