Qeveria i rekomandoi Prokurorisë të veprojë për lëndët lidhur me vendimet dhe masat për parandalimin e koronavirusit

Prokuroria publike urgjentisht dhe në mënyrë parimore të veprojë për lëndët që janë lidhur me vendimet dhe masat për parandalimin e koronavirusit, rekomandim deri tek të gjithë punëdhënësit atje ku është e mundur të organizohet puna nga shtëpia, në vendkalimet e mbyllura tokësore lejohet vetëm kalimi i automjeteve transportuese, janë një pjesë e konkludimeve dhe rekomandimeve nga seanca e 19-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton MIA.

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut të japë udhëzime dhe rekomandime për veprim urgjent dhe parimor të të gjitha prokurorive publike në shtet në procedurat nga ana e institucioneve kompetente lidhur me vendimet e sjella, masat dhe rekomandimet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. dhe organeve tjera kompetente”, theksohet në kumtesën nga presë shërbimi qeveritar. Qeveria u rekomandon të gjithë punëdhënësve në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht çdo personit udhëheqës në institucionet, në varësi nga lloji i punës dhe mundësive, ta organizojë punën dhe mënyrën e punës së personave të punësuar përmes punës nga shtëpia, pa u prishur funksionimi i rregullt dhe normal i institucionit.

Në këtë seancë, Qeveria solli Vendim për ndryshim dhe plotësim të vendimit për masa për parandalim të vendosjes dhe përhapjes së koronavirusit me të cilin mbyllen të gjitha vendkalimet tokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, përveç vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bogorodicë dhe Bllacë. Në vendkalimet kufitare të cilat janë të mbyllura për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, lejohet vetëm kalimi i automjeteve transportuese.

Në këto linqe mund t’i merrni:

Draft procesverbalin me të gjitha konkludiemt nga seanca e 19-të e Qeverisë së RMV-së e mbajtur më 15 mars të vitit 2020, këtu:

Vendimi për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për masa për parandalim të vendosjes dhe përhapjes së koronavirusit  këtu:, kumtoin pres-shërbimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button