Katër raste të tjera me koronavirus në klubin e Valencisë

Pas lajmit të sotëm se nga koronavirusi i ri (COVID-19) është prekur qendërmbrojtësi i klubit të futbollit Valencia, Ezequiel Garay, janë konfirmuar edhe katër raste të tjera të infeksionit në klubin e divizionit të parë spanjoll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi përmes një njoftimi në rrejtin social Instagram theksoi se përveç Ezequiel Garay, në radhët e Valencisë me koronavirus janë prekur dhe katër të tjerë.

Nuk u dhanë informacione të detajuara se për cilët kë bëhet fjalë, por u tha se rastet kanë të bëjnë me persona mes futbollistëve dhe anëtarëve të stafit teknik. Po ashtu, u konfirmua se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht janë në karantinë.

Garay bëri njoftimin përmes mediave sociale sot, duke konfirmuar se është lojtari i parë i LaLiga-s që ishte pozitiv me kornavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button