MPJ e RMV: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me personat që janë në vendkalimet kufitare shkaku i virusit korona

Ministria e Punëve të Jashtme përmes Trupit koordinues për ndihmë dhe mbështetje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët për shkak të situatës së re të krijuar me koronavirusin, hasen në vendkalimet kufitare në shtetet dhe aeroportet tjera, ka njoftuar sot se ka realizuar kontakte me ata si dhe me institucionet e shtetit dhe jashtë vendit me qëllim të gjetjes së vendimeve dhe dhënien e informacioneve dhe këshillave adekuate.

“Pas komunikimit intensiv dhe koordinimit me qytetarët tanë të cilët kthehen në shtet, siç është rast me ata nga Malta, Spanja ose tranzitimi nëpër Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë, ndërmerren vendime më adekuate të mundshme, në kushte të ndryshimit të rrethanave nga baza ditore”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.

Në Maltë, siç informojnë nga MPJ-ja, qytetarët orientohen për kthim në shtete përmes aeroportit në Stamboll.

Në Spanjë, si vend me rrezik të lartë, gjenden destinacione alternative dhe trazite si qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë në Shkup, që është rast edhe me aeroportin në Beograd, ndërsa bëhet fjalë edhe në koordinim me Shqipërinë.

Nga MPJ-ja informojnë se në mënyrë shtesë është përgjigjur në numrin e madh të pyetjeve të qytetarëve tanë të cilët përballen me probleme praktike lidhur me qëndrimin jashtë vendit, udhëtim nëpër territorin e shteteve në Evropë, si dhe mundësi për kthimin e tyre në shtet.

“MPJ-ja bën përpjekje për tejkalimin e situatës së tillë dhe realizon komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara, në pajtim me masat dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në pajtim me masat e shteteve tjera në të cilat qëndrojnë ose tranzitojnë qytetarët tanë” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button