Rritje drastike e numrit të të vdekurve në Spanjë, 288 viktima nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë janë regjistruar 96 raste të tjera të vdekjes, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 288, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve nga dje është rritur për 1.600, me çka numri i përgjithshëm në Spanjë ka arritur në 7.753.

Spanja aktualisht regjistron numrin më të madh të vdekjeve dhe të infektuarve në bazë ditore. Më së shumti është goditur Madridi, ku janë regjistruar 213 raste të vdekjes, kurse numri i të infektuarve në këtë qytet është rritur në 3.544.

Me vendim të qeverisë spanjolle është vendosur kufizim i lëvizjes në mabrë vendin në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme që hyri në fuqi të shtunën në mbrëmje.

Në vend lejohet të punojnë vetëm barnatoret, tregjet, berberët dhe dyqanet e produkteve kimike.

Qytetarët mund të dalin në rrugë vetëm nëse duhet të shkojnë në punë, të tërheqin para nga banka, të shkojnë në barnatore ose spital.

Nga sot, policia kombëtare dhe lokale patrullon nëpër qendrat e qyteteve.

Gjobat për ata që nuk u përmbahen masave sillen nga 100 deri në 600 euro. Sheshet dhe rrugët e qyteteve spanjolle janë thuajse të zbrazura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button