fbpx

S’ka rikthim të vizave për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesit e Këshillit, Komisionit dhe Parlamentit Evropian sot nuk arritën të dakordohen rreth mekanizmit për pezullim të regjimit pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor, tregon mesazhi i publikuar në “Twiter” nga eurokomesarja për punë të brendshme Cecilia Malmstrom.

“Negociata tripalëshe për zonën e Shengenit dhe azilantët. I përafruam qëndrimet, por do të ishte më mirë nëse Këshilli ishte pak më fleksibil”, publikoi Malmstrom në mikroblogun, pa dhënë më shumë hollësi.

Kjo në mënyrë praktike do të thotë se mekanizmi për pezullim të liberalizimit të vizave që paraprakisht u paralajmërua se mund të pranohet nga PE-ja në fillim të vitit të ardhshëm, me siguri nuk do të hyjë në fuqi në kohë të afërt.

Mekanizmi, zyrtarisht i quajtur “klauzolë mbrojtëse” është përgjigje e valës së azilantëve të rrejshëm në disa vende evropiane, ndërsa si burim i problemeve më së shpejti theksohen Serbia dhe Maqedonia.

Miratimi i klauzolës mbrojtëse në PE do të thotë se për qytetarët në të cilat është regjistruar keqpërdorim masiv të regjimit të vizave me procedurë të shkurtuar përkohësisht do të mund të vendosen viza.

Megjithatë, Këshilli tashmë 18 muaj nuk mund të arrijë marrëveshje për disa hollësi nga marrëveshja. Për këtë arsye sot pas dyerve të mbyllura është mbajtur takim i përfaqësuesve të gjithë tre institucioneve të BE-së, por me siguri pajtueshmëri e plotë nuk është arritur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button