Virusi Korona, edhe qytetarët kanë përgjegjësi morale për zhvillimin e “infodemisë” – panikut

Burimi: KriThink 

“Infodemi” është duke u quajtur fenomeni i cili kryesisht karakterizohet me informim jo të saktë apo dezinformim për shpërndarjen e koronavirusit apo virusit COVID 19. Përbëhet nga termet “Info” – që është formë e shkurtër e termit informim që rrjedh nga fjala “informare” që në shqip ka kuptimin formoj apo bëj lajmërim, njoftim dhe shpjegim dhe “Demi” i cili rrjedh nga termi “demos”, që në shqip ka kuptimin “popull”.

Nga Fatbardha Curri

Por, para se të shpërndajmë apo bëjmë “share” në rrjete sociale, është e rëndësishme që filtri nëse nuk ka kaluar në media, të kalojë nëpërmjet ju – qytetarëve. Për shembull, nëse vendosni të shpërndani një fotografi, video apo edhe shkrim, është mirë të pyesni veten disa pyetje.

  • Pyetja e parë që mund ta parashtroni, është: A është informacioni, fotografia dhe videoja zyrtare dhe e verifikuar?

Si mund ta mësoni këtë. Duke e parë burimin e informacionit. Nëse burim janë institucionet zyrtare, atëherë shpërndajeni informacionin. Në rastin e shpërndarjes së koronavirusit, si institucione relevante janë Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dy të parat merren me informacionet dhe masat që merren në lidhje me koronavirusin në një shtet, e kurse OBSH publikon informacione në nivel botëror, të cilat bazohen edhe në këshilla dhe gjetjet shkencore në lidhje me parandalimin e koronavirusit.

  • Pyetja e dytë që mund ta parashtroni, është: Sa është relevant informacioni apo në zhargonin popullor “sa pi ujë informacioni”?

Që ta keni më të qartë këtë, duhet të kuptoni se informacioni, videoja dhe fotografia që do ta shpërndani në rrjete sociale ka interes publik.

Kjo mund të kuptohet edhe nëse ia shtroni vetes pyetjen se informacioni, fotografia apo videoja e përkeqëson situatën tonë dhe të të tjerëve apo mund ta ndihmojë atë. Kjo arrihet duke e mësuar se nxitni të tjerët për të vepruar në zgjidhje të problemit, apo vetëm i kritikoni derisa ju qëndroni pa bërë asgjë e merreni me shkrime në rrjete sociale.

  • Pasi ta kaloni këtë fazë, kaloni në pjesën tjetër: Cili është karakteri i informacionit?

Nëse karakteri tregon vetëm të dhëna se sa është numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë ne kemi njoftuar për gjendjen aktuale. Por, nëse ne me informacionin, videon dhe fotografinë kemi njoftuar ndonjë këshillë, atëherë informacioni është këshillues. Kjo mund të bëhet duke treguar modele njerëzish dhe shtetesh se si veprojnë derisa luftojnë me koronavirusin, por edhe duke shpërndarë masa parandaluese të shpërndarjes së saj, qofshin këshillat e Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Meqenëse në këtë periudhë citohen edhe mjek dhe shkencëtar të ndryshëm, me burime nga media të huaja, është e udhës që për burim të mbahen këto dy informacione. Kjo do të ju mundësojë juve dhe ndjekësit e juaj të krijoni bindje dhe shprehi “profesionale” në mbrojtjen nga koronavirusin.

Informacion këshillues - si të kujdesemi për higjienën personale
Informacion këshillues – si të kujdesemi për higjienën personale

Tash vijmë në fazën e katër të filtrit, por jo edhe të vetmen se sigurisht se ka edhe më shumë, por ne i kemi përzgjedhur këto.

  • Ajo është: Çfarë nxit informacioni?

Nëse deri tash nuk arritët të detektoni llojin e informacionit të cilin ju duhet ta shpërndani në rrjete sociale, besojmë se te kjo fazë do ta keni të qartë.

Jo rastësisht kemi përmendur si të parin panikun, pasi është kjo që po e rëndon më së shumtin situatën me infodeminë. Pse, sepse nëse informacioni, videoja dhe fotografia të cilin ne e kemi shpërndarë në rrjete sociale shpërndanë vetëm panikë, dhe nuk ofron zgjidhje se si më lehtë të përballet situata, atëherë ne e kemi rënduar më shumë atë dhe kemi shkaktuar gjendje të pakëndshme të ndjekësit tanë.
Kjo duke shkaktuar emocionet të frikës. E emocionet janë gjendje psiko – fzike të cilat e nxisin organizmit drejt veprimit. Në rast se ne shkaktojmë këto emocione, atëherë vijmë në situata kur ne nisim të veprojmë. Dhe çfarë po bëhet në disa raste?

  • Po shohim vetëshërbime të zbrazura, ngaqë mallrat po shiten shpejt dhe e gjitha kjo me radhë njerëzish derisa presin në to, në barnatore apo në furra.

Nëse informacioni është këshillëdhënës, atëherë mund të kemi efektin e kundërt nga paniku që është rritja e vetëdijes dhe mbrojtja nga koronavirusi.

Çfarë duhet të bëjmë para se të bëjmë "share" në rrjete sociale?
Çfarë duhet të bëjmë para se të bëjmë “share” në rrjete sociale?

Kjo mund të bëhet duke respektuar zbatuar masat për higjienën personale dhe të vendit ku qëndrojmë dhe duke ato që janë vendosur nga autoritetet. masat që janë vendosur nga autoritetet janë siç vijon më poshtë:

  • Të mos frekuentohen vendet publike,
  • Të shmangim përdorimin e transportit publik,
  • Të mos qarkullojmë në vendet me rrezik,
  • Të mos frekuentojmë restorante dhe lokale,
  • Në rast se dyshojmë se kemi pasur kontakt me person të izoluar, të vetëizolohemi për 14 ditë (kjo kryesisht me persona që kanë qenë në vendet ku ka pasur zhvillim të koronavirusit, në këtë rast, në Dibër, në Italinë veriore, në Kinë…)
  • Në rast se se gjatë vetëizolimit vëreni simptome si: ethe dhe temperaturë e lartë, kollitje e rëndë dhe vështirësi në frymëmarrje, atëherë mund të paraqiteni për të marrë instruksionet në numrat më poshtë.

Kujdes, në numra paraqiteni në rast se keni pasur kontakt me persona nga vendet e prekura dhe keni simptome.

Numrat e telefonit ku mund të paraqiteni në rast se keni simptome
Numrat e telefonit ku mund të paraqiteni në rast se keni simptome

E përgjegjësia më e madhe morale për qytetarët, është nëse informacioni vendoset të shpërndahet në grupe joformale në rrjete sociale. Atëherë filtrin duhet ta kaloni disa herë, dhe më pas vendosni se çfarë do të shpërndani.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button