Austria kufizoi lëvizjet në vend për shkak të koronavirusit

Kancelari austriak Sebastian Kurz të dielën deklaroi se ka vetëm tre arsye pse qytetarët e këtij vendi do të duhej të dalin nga shtëpitë tyre, për punë, për blerjet e domosdoshme, siç është ushqimi, dhe ndihma për njerëzit e tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësi austriak tha se qeveria e tij ka kufizuar lëvizjen e njerëzve në të gjithë vendin si masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit të ri, të njohur si COVID-19.

Ai tha se njerëzit mund të dalin “vetëm ose me njerëzit me të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre”.

Reagimi i Kurz erdhi pasi guvernatori i Tirolit njoftoi karantinë për rajonin.

Austria, një vend me popullsi me mbi 8,8 milionë njerëz, ka konfirmuar një vdekje dhe 800 të infektuar me koronavirus.

Guenther Platter, guvernatori i krahinës, njoftoi të dielën se njerëzit do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për blerje të ushqimit dhe ilaçeve ose për vizita te mjeku.

Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe është përhapur në rreth 150 vende dhe territore për një kohë të shkurtër, duke shkaktuar mijëra të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button