Ndalohet shamponi kancerogjen “Kosili”

Të gjitha produktet e firmës “Kosili”, të cilat prodhohen në Serbi janë ndalur të shiten në Kosovë, pasi autoritetet e Maqedonisë e kanë njoftuar Inspektoratin Sanitar të Kosovës se ky produkt përmban materie të rrezikshme kancerogjene.

Ndërsa, Inspektorati Sanitar i Kosovës ka filluar edhe më bërjen e analizave rreth këtyre dyshimeve.

Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, Lumir Thaçi ka thënë se është urdhëruar ndalimi i shitjes së këtij produkti nga të gjithë importuesit.

“Është marrë masa për ndalim të qarkullimit në treg, janë kontaktuar të gjithë importuesit e këtyre produkteve që ta tërheqin nga tregu. Besoj se ky produkt do të largohet nga tregu, deri në afatin kohor të marrjes së analizave, do të shikohet çfarë do të bëhet, se ky produkti a do të asgjësohet dhe a do të ndalohet import i tij”, ka thënë Thaçi për TV 21.

Inspektorati Sanitar i Maqedonisë e ka njoftuar atë të Kosovë rreth dyshimeve se ky produkt është i dëmshëm.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme autoritet e Kosovës kanë ndalur edhe importin e miellit nga Serbia për shkak të dyshimeve të ngjashme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button