U shënua viktima e parë nga virusi korona në Slloveni

Një burrë  i moshuar është viktima e parë nga koronavirusi në Slloveni, informon korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Ai kishte sëmundje kronike,ndërsa nga virusi mjekohej në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare në Lubjanë.

Ai ishte njëri nga shtatë të moshuarit e infektuar, të cilët qëndronin në shtëpinë e pleqve në qytetin Metlika. Sipas autoriteteve shëndetësore edhe dy persona janë në gjendje kritike.

Në Slloveni numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin është 181

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button