Kamionët e Maqedonisë së Veriut me përcjellje policore erdhën nga Italia në RMV

Shumë transportues të Maqedonisë së Veriut që ishin bllokuar në kufirin italian-slloven, arritën të kalojnë kufirin për të ardhur deri në vend me përcjellje policore, transmeton Portalb.mk.

Qarkullimi i kamionëve u bë i mundur pasi Ministria e punëve të jashtme (MPJ) kontaktoi me autoritetet në Slloveni dhe Kroaci.

Ministria e vlerësoi si të suksesshëm bashkëpunimin diplomatik me autoritetet slloven.

““Pas përpjekjeve diplomatike të suksesshme,informojmë se është mundësuar transport transit me kamion me shoqërim të policisë përmes territorit slloven, deri në destinacionin e fundit (RMV)”, deklarojnë nga Ministria, duke shpreh falënderim për autoritetet sllovene dhe kroate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button