Aktori shqiptar nga izolimi në Itali: Kam më shumë merakun e vajzës (VIDEO)

Si të gjithë italianët dhe shqiptarët që jetojnë në Itali, edhe balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, është mbyllur në shtëpi prej disa ditësh e kështu do të vazhdojë derisa të zhduket rreziku nga prekja e koronavirusit, transmeton Class.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij në Itali më programin “Rudina” pasditen e kësaj të shtune, Kledi ndau me publikun shqiptar edhe një herë gjendjen shqetësuese që është duke kaluar në këtë moment së bashku me familjen.

Siç shpjegoi ai, i gjithë vendi ka kuptuar se qëndrimi në shtëpi është mënyra e vetme me anë të së cilës ne mund ta luftojmë koronavirusin, ndaj edhe mesazhi i tij për publikun shqiptar është pikërish ky: “Mos dilni nga shtëpia”.

I pyetur si po e kalon këtë kohë në shtëpi, Kledi tha se po e shfrytëzon këtë periudhë për të qëndruar sa më shumë me familjarët e me vajzën e tij, e cila i gëzohet faktit që i ka prindërit gjatë gjithë kohës pranë. Megjithatë, Leas i mungojnë shokët dhe shoqet e kopshtit: “Lea është mërzitur pak, normale. Ka filluar të më pyesë kur do të shkojmë në kopsht, po unë vazhdoj t’i them që po pastrohet….”, – tha balerini si baba i zënë në faj që po e gënjente të bijën, ndonëse për të mirën e saj dhe të të gjithëve.

Pasi Lea e ka përsëritur pyetjen dhe Kledi përgjigjen për “pastrimin”, Lea ia ktheu: “Do jetë bërë i ri kopshti, do të shkëlqejë kur të shkojmë…”

Natyrisht, Kledi është munduar t’ia shpjegojë Leas si është e vërteta, por naiviteti i vogëlushes ende nuk mund ta kuptojë atë që po ngjet në të vërtetë…

https://www.instagram.com/p/B9jKK3eHoo6/?utm_source=ig_embed

Derisa të vijë dita e kopshtit, Leas i duhet t’i durojë edhe për pak gënjeshtrat e bardha të të atit dhe të shijojë komunikimin me miqtë e kopshtit virtualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button