Partitë politike shqiptare i ndalin aktivitetet parazgjedhore

Pas takimit të parë të liderëve, koalicioni i LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, BDI-ja dhe Alternativa (AAA) si pjesë e koalicionit me ASH-në, paralajmëruan ndërprerjen e aktiviteteve elektorale në këtë periudhë, transmeton Portalb.mk.

“Shtabi Qëndror Zgjedhor i BDI-së, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020“, deklarojnë nga BDI-ja.

Ata paralajmërojnë se më 22 mars do të takohen liderët politik për të vlerësuar situanët dhe për të sjellë vendim të përbashkët në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Apelojmë deri tek qytetarët që mos të bëjnë panik, të qëndrojnë në shtëpi, dhe të kanë kujdes duke respektuar udhëzimet e autoriteteve të vendit“, kërkojnë na BDI-ja.

Afrim Gashi, kryetari i Alternativës ka kërkuar nga aktivistët që të ndërprejnë aktivitetet parazgjedhore.

“Të dashur aktivistë dhe ju anëtarë të Shtabit Zgjedhor të Alternativës, duke ndjekur në vazhdimësi gjendjen e rënduar shëndetësore, që ka ardhur si pasojë e virusit Covid 19, dhe tashmë ka kaluar në pandemi, ndërsa duke u gjetur edhe në vlugun e aktiviteteve për organizimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, si dhe duke qenë në kontakt me drejtuesit e shtetit dhe të partive politike në vend, kam vendosur që t’i pezulloj përkohësisht të gjitha aktivitetet që potencialisht mund ta ndihmojnë përhapjen e sëmundjes.

Ai kërkoi nga të gjithë të respektojnë rekomandimet e institucioneve.

“U bëj thirrje që, pa bujë e me shumë kujdes, të ofrohen për të ndihmuar gjithkund, por pa e vënë në rrezik veten dhe të tjerët. Ne gjithnjë duhet të jemi në shërbim të qytetarëve“, kërkoi Gashi për aktivistët e koalicionit AAA-ASH, duke u shpreh i bindur se virusi do të kalojë shpejtë dhe do të vazhdohet me aktivitetet politike.

Ndryshe, Lëvizja BESA që është në koalicion me LSDM-në, dje ka planifikuar reduktimin e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët në vendet publike, si masë kundër përhapjes së virusit korona.

LEXO: Lëvizja Besa dy javë do të reduktojë takimet me qytetarët për shkak virusit korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button