Çerdhja e Sarajit, një premtim që nuk mbaroi nga 2009-ta

Kaluan tre vite të plota që kur u vendos gur themeli i çerdhes në Saraj, punimet janë ndërprerë disa herë, dhe ajo ende nuk është gati.

Kjo gjë revolton banorët, ndërsa premtimet e autoriteteve se do të jetë çerdhja funksionale së shpejtë nuk ndalen.

‘Çerdhja na nevojitet shumë, unë dhe gruaja ime jemi çdo ditë në punë, dhe fëmijët duhet ti dërgojmë në Çair, ndërsa punojmë në Karpash. Sikur të jetë këtu, do ta kishim shumë më të lehtë edhe harxhimet më të vogla edhe nuk humbim kohë’ tha Memet Ibishi, banor i Kondovës.

‘Kur u vendos gur themeli ka tre katër vite, tani fëmijët janë bërë për në shkollë e çerdhja s’është askund, sigurisht se kjo i duhet secilit që është i punësuar, sa shumë fshatra jemi për rreth maltretohemi  çdo ditë në punë dhe pse mos ti lëmë fëmijët në çerdhe më afër, s’duam ti dërgojmë maqedonisht në Gjorçe Petrov për shembull’ shprehet I.Mamuti nga Saraji.

Punimet për ndërtimin e çerdhes në Komunën e Sarajit pres sipas premtimeve janë se do të fillojnë së shpejti, thotë numri një i Sarajit, Bekim Murati i cili premton se çerdhja do të jetë funksionale kah muaji shkurt.

‘Mund të them se pjesa më e madhe dikur rreth 70 apo 80 për qind kanë përfunduar, kanë mbetur vetëm disa pjesë, është rregullimi i brendshëm i çerdhes. Kjo ngecje ndodhi për shkak disa mosmarrëveshje që kishin Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kompania që i kryen punimet ndërtimore, pasi që e dimë që kompetent për ndërtimin e çerdheve është Ministria Punës dhe unë jam shumë optimist se brenda dy muajve të ardhshëm në Komunën e Sarajit do të hapet ajo çerdhe për të cilën banorët kanë shumë nevojë. Pasi një komunë e cila është me mbi 40 mijë banorë nuk guxojmë të lejojmë që të mos ketë çerdhe ku do të grumbullohen fëmijët aty’, tha Murati./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button