Kina s’toleron shakatë për fundin e botës

Të bësh shaka me fundin e botës në Kinë është e patolerueshme. Të paktën 100 persona përfunduan në pranga në gjashtë provinca të ndryshme të vendit aziatik. 

Personat e arrestuar akuzohen për përhapjet e panikut dhe alarmit të rremë tek popullsia. Ata njiheshin që të gjithë si “zëdhënës të profecisë së Majave” mbi fundin e botës më 21 dhjetor dhe pjesë e një sekti të vetëquajtur “Zoti i Plotfuqishëm”, transmeton TCH. 

Autoritetet kineze i faturuan këtij sekti përhapjen e pamfletëve dhe mjeteve të tjera ku propagandonin fundin katastrofën, fundin e botës. Thirrja e tyre u bë virale në internet, ku në Kinë numërohen mbi 400 milion përdorues të tij. 

Megjithatë, mos kini frikë. E keqja thonë nuk ka fund, por edhe mira është e pafund. Varet se si e sheh situatën. Besoni tek me e mira dhe ajo do të ndodhe. Kjo gjë vlen edhe për këtë 21 dhjetor.  

Lajme të ngjashme

Back to top button