1.8 milionë euro dëme vetëm te hotelet e mëdha në Maqedoninë e Veriut për shkak virusit korona

Ajdovan Ademoski, kryetari i i Odës ekonomike Maqedoni-Turqi vlerëson se vetëm dëmet e para arrijnë rreth 1,8 milionë euro vetëm nga hotelet e mëdha në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Oda ekonomike Maqedoni-Turqi kërkon ndihmë për tejkalimin e krizës nga virusi korona, sepse shumë kompani tashmë janë në kredi të cilat nuk do të mund t’I kryejnë, vetëm nëse do të përjashtojnë punëtorë nga puna ose do të shuajnë bizneset.

“Kërkojmë mirëkuptim nga Qeveria dhe në marrëveshje me të, si dhe me bankat qendrore dhe komerciale, të vendoset moratorium të obligimeve tona kreditore. Tani, në të vërtetë, na duhet mbështetje. Na duhet që pagesat të shtyhen ose subvencionim të kontributeve që t’i ruajmë vendet e punës”, sqaroi Ademoski.

Sipas tij, janë anuluar gjithë rezervimet deri më 30 qershor të këtij viti.

“Nëse nuk kemi mirëkuptim dhe mbështetje nga Qeveria për zhvendosjen e vështirësive të cilat janë ‘forca juaj’, kam frikë se do të jemi mbrapa deri në shuarjen e bizneseve”, deklaroi Ademoski.

Ndryshe, Qeveria e RMV-së po shqyrton tri mundësi për tejkalimin  e krizës ekonomike si rezultat i pandemisë. Tre skenarët kanë për qëllim tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga virusi korona.

“Së shpejti do të publikohen, ndërsa do të hyjnë në fuqi me siguri muajin e ardhshëm”, deklaroi zv.kryeministrja Mila Carovska. Ajo propozoi që një nga masat të jetë shtyrja e detyrimeve (pagesave) dhe kontributeve të kompanive, kredi të bura, si dhe rekomandoi riorganizimin e orarit të punës në ndërrime.

LEXO: Tre skenarët e Qeverisë së RMV-së për tejkalimin e krizës ekonomike nga virusi korona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button